Kina urdhëron mbylljen e konsullatës amerikane në Chengdu
Vazhdojnë tensionet me SHBA-së dhe Kinës. Kina “hakmerret”ndaj SHBA-së, duke urdhëruar mbylljen e konsullatës amerikane në qytetinChengdu.
Kjo masë e vendosur nga Kina, vjen disa ditë pasi SHBA urdhëroi Kinën të mbyllte konsullatën e saj në Houston me arsyetimin se Kina po ‘vidhte’ pronën intelektuale.
Masën e SHBA, Pekini zyrtar e quajti një ‘provokim politik’.
Masa është një “përgjigje e ligjshme dhe e nevojshme ndaj veprimeve të paarsyeshme tëbëra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, - tha ministri i jashtëm i Kinësnë një deklaratë për mediat.
“Situataaktuale midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara është diçka që Kina nuk dëshironta shohë, dhe SHBA mbajnë të gjithë përgjegjësinë për këtë” - shtoi ministri i Jashtëm kinez.
Konsullata amerikane në Chengdu e cilaaktualisht ka rreth 200 punonjës u themelua në vitin 1985. Sipas ekspertëve ajoka rëndësi strategjike për shkak të afërsisë së saj me Tibetin, shkruan BBC.
Përplasjet mes SHBA-së dhe Kinës filluanpër një sërë çështjesh duke nisur nga sanksionet ekonomike dhe që arriti kulminme pandeminë e Covid-19.
Donald Trump dhe administrata e tij kanë fajësuar direktKinën për pandeminë e Covid-19.