Dëshironte djalë, por u bë me vajzë, burri i vë flakën vetes, gruaja ndërron jetë nga arresti kardiak
Një burrë nga India ka bërë vetëvrasje pasi gruaja etij lindi vajzë, sipas deklaratës së policisë. Gruaja sapo dëgjoi lajmin përvdekjen e bashkëshortit pësoi një sulm në zemër dhe vdiq. Ajo nuk mundi të përballontefaktin se bashkëshorti vrau veten.
Një oficer policie tha se 23-vjeçarja Supriya Das,kishte lindur katër ditë më parë dhe ishte qortuar shumë si nga bashkëshortiashtu edhe nga vjehrra e saj pasi donin djalë.
Pas grindjeve të përsëritura me gruan e tij, PranGobinda kreu vetëvrasjen duke i vënë flakë vetes.
Incidenti ndodhi në Gautamnagar, rreth 130 km në jugtë Agartala. Fqinjët e çiftit të ndjerë thanë se vjehrra e Supriya vazhdimishte qortonte atë që nga lindja e fëmijës duke i thënë se "lindja e një vajzeështë e keqe për një familje".