Shpërthimi i gazit te ish-metalurgjiku në Elbasan: Pranga administratorit të firmës ku punonin 3 të plagosurit

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga administratorine kompanisë së gazit, në zonën e ish-metalurgjikut ku mbeten të plagosur trepunëtorë! Ai akuzohet për shkelje të rregullave në punë. Ndërkohë punëtorët eplagosur ndodhen jashtë rrezikut për jetën!

Shpërthimi i gazit me pasojë plagosjen e trepunëtorëve ka çuar në pranga administratorin e kompanisë me aktivitet në zonëne ish-kombinatit Metalurgjik.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e se mërkurës (22 korrik), duke shkaktuar panik në zonë.

54-vjeçari, Yllson Pëllumbi akuzohet për veprën penale"Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë".

Ndaj tij është marrë masa e arrestit, pas verifikimeveqë bënë në ambientet e kompanisë ekspertë të inspektoriateve nën drejtimin eprokurorisë së Elbasanit.

Policia në njoftimin e saj nuk bën me dije shkakun,por burime thonë se është pasojë e amortizimit të kushteve të fabrikës së gazitdhe moszbatimi i kushteve teknike.

Kjo sipas të dhënave paraprake coi në plagosjen e trepunonjësve ndërsa rrezikoi të marrë përmasa të mëdha në rast se rrjedhja egazit nuk do të ndalohej në kohë nga forcat zjarrfikëse.

Të plagosur mbetën babë e bir, Osman e Eduard Bendajdhe Qemal Mullahu.

Sipas Policisë ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.