"Transmetojmë virus me tinguj!" Indinjata e profesor Radojës pas ndalimit të muzikës pas orës 20:00

Për të dytën ditë meradhë këngëtarë e muzikantë protestuan kundër vendimit të qeverisë për mbylljene klubeve dhe ndalimin e muzikës pas orës 20:00. Ndërsa policia ka shoqëruardisa prej tyre me akuzën për grumbullim të paligjshëm.

Nën sloganin “Muzika nuk vret”, artistët janë mbledhur edhetë martën në protestë para Kryeministrisë.

Por sërish ata u ndaluan nga policia të protestojnë meargumentin se ndalohen grumbullimet në kohë pandemie.

Pas 12 të proceduarve mbrëmjen e të hënës, të tjerëmuzikantë janë shoqëruar me makina policie, duke krijuar përplasje në rrugicënpara kryesisë së Kuvendit.

I pranishëm në këtë tubim, kompozitori Robert Radoja ekomentoi me ironi vendimin e fundit të qeverisë për ndalimin e muzikës pas orës20:00.

Robert Radoja: Dola si të gjithë kolegët dhe studentët e mi që merren me muzikën dhe transmetojnë virus me tinguj. Është e palogjikshme dhe e pakuptishme. Gjithë ditën njerëzit qëndrojnë në kafe dhe dëgjojnë muzikë dhe nuk infektohen psa orës 20 të darkës infektohen.

Pjesë e protestës ishte edhe një nënë që kishte dy djemartistë, e cila ka debatuar me policët.

Ndërsa artistët e kanë cilësuar jonormale mbylljen e klubevetë natës, Policia i ka referuar materialet prokurorisë për të proceduarit përveprat penale “Organizim dhe pjesëmarrje në tubime të paligjshme” dhe “Pengimii qarkullimit të mjeteve të transportit”.

https://www.youtube.com/watch?v=k9vgyjf16IE