Gjin Gjoni i shmanget vettingut dhe jep dorëheqjen: Trupa gjykuese lidhje me politikën

Gjyqtari i Gjykatës së Apelit Tiranë, Gjin Gjoni kadhënë dorëheqjen.

Kërkesën për dorëheqje ia ka dërguar Këshillit të Lartë Gjyqësor më 17 korrik.

Trupa e cila gjykon mua dhe kolegët e mi të nderuar  të cilët kanë mbajtur pesha nga më të vështira dhe të rënda, është në nivel që lë për të dëshiruar, si në aspektin profesional, në formimin e përgjithshëm, si dhe në lidhjet që kanë me politikën (80% e tyre kanë qenë nëpunës të kësaj administrate).

Për këto arsye kërkoj të heq dorë në mënyrë të parevokushme nga statusi i gjyqtarit, dhe njëkohësisht dhe Gjyqtar i Gjykatës së Apelit, dhe për rrjedhojë edhe të anëtarit të Kolegjit Zgjedhor, thuhet në kërkesën e Gjonit drejtuar Këshillit të Lartë Gjyqësor.