Vranë qytetarin “hero”, burg përjetë për tre grabitësit që qëlluan Agur Vrenozin në Fier
Treburgime përjetë dha gjykata, për autorët e vrasjes së Agur Vrenozit, banorit tëFierit të cilësuar hero pasi tentoi të shmangë një grabitje. Ngjarja u shënuanë vitin 2018 në një pikë këmbimi parash.
Gjykata e Fierit ka mbyllur përjetë në qeli trepersonat që vranë Agur Vrenozin, njëqytetar të cilësuar hero, pasi që tentoi ti ndalojë në grabitjen me armë të njëpike këmbimi valuator.
Lulëzim Demiraj, Zini Fyraj dhe Dashamir Gergali udënuan me burgim të përjetshëm në përfundim të procesit gjyqësor më shumë se 2 vitenga ngjarja.
Vendimi u dha këtë të hënë nga gjyqtarja IgertaHysin e cila pranoi kërkesën e prokurorisë për dënimin më të rëndë sipas koditpenal
Ata nuk përfitojnë as nga gjykimi i shkurtuar mbibazë të ligjeve të reformës në drejtësi.
Ngjarja e rëndë u shënua më 2 mars 2018 në lagjen "Apolonia".
Lulëzim Demiraj, Zini Fyraj dhe Dashamir Gergali tëmaskuar e të amatosur kishin hyrë për të grabitur pikën e këmbimit të GëzimHoxhës.
54-vjeçari Vrenozi ndërhyri aty për ndihmë, por tregrabitësit në përleshje e sipër e qëlluan.
Autorët u kapën disa orë pas ngjarjes të fshehur nëfshatin Baltëz.
Ndërsa ish-inspektori i policisë pyjore të Fieritndërroi jetë një ditë më pas në spitalin e Traumës, si pasojë e plagëve.
Për aktin qytetar, Agur Vrenozi u nderua ngaPresidenti Ilir Meta me medaljen “Dekoratën e Artë të Shqiponjës”.
Ndërsa këshilli bashkiak i Fierit gjatë një vendimit të vitit 2018 e shpalli atë, “Qytetar Nderi”.