Pylli i Sodës do “gjallërohet”

NëVlorë ka nisur një ndërhyrje për rigjallërimin e pyllit të Sodës mezëvendësimin e pemëve të dëmtuara nga natyra apo dora e njeriut. Prefekti iVlorës thotë se pemët e dëmtuara do të zëvendësohen.

Pylli i Sodës, i cilësuar mushkëria e gjelbër eVlorës për vite me radhë është dëmtuar nga natyra e dora e njeriut që shpeshhere ka shkaktuar masakër mjedisore.

Së fundmi aty ka nisur puna për rivitalizimin e njëzonë te dëmtuar nga një tornado e vitit 2016, e cila shkaktoi dëme të mëdha.

Pemët e dëmtuara po priten dhe largohen.

Por pamjet e para të ndërhyrjes, ngritën alarmin mesqytetarëve për prerjen e pemëve.

Prefekti i Vlorës qetëson situatën ndërsa thotë sezona do të ripyllëzohet.

Burimet thonë se kaqenë vetë kryeministri Edi Rama i cili gjatë vizitës në Zvërnec u ka kërkuardrejtuesve vendore që të ndërhyrjne për të rivitalizuar pyllin e Sodës.