Mbyllja e club-eve të natës dhe diskove, Shoqata e Bareve: Vendim Absurd, vatra infektimi spitalet Covid
Pas lajmit të fundit nga Ministria eShëndetësisë për mbylljen e aktivitetit të clube-ve të natës, diskove dhelounge bare-ve, reagon edhe Shoqata e Bareve.
Kjo shoqatë i kërkon qeverisë të tërhiqet ngaky vendim, të cilin e cilësojnë absurd dhe me pasoja më të rënda se vetCovid-19.
Sipas Shoqatës, vatra e vërtet e Sars-Cov- 2nuk janë baret dhe clube-t por spitalet Covid.
Kërkesa e shoqatës drejtuar qeverisë:
Të shtohen masat e individëve distancuese, pambyllur aktivitetet e bareve me ambiente të jashtme.
Nuk ka prova që baret me ambiente të hapura tëjenë vatër shpërndarje për virusin.
Të monitorohen masat individuale te klientëvepa penalizuar biznesin qe është ne kushte falimenti
Të mbështetet sektori i argëtimit.
Ne në sipërmarrjet tona kemi zbatuar merigorozitet të lartë të gjitha udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë përsa ipërket masave kundër Covid-19. Secili të mbajë përgjegjësinë e tij.
Ndërkohë apelojmë të gjithë individët që operojnë në këtë sektor, të na bashkohennë protestën e nesërme që do të zhvillohet përpara Kryeministrisë në orën12.00.
Ju faleminderit dhe punë të mbarë.
