Riatdhesohen 19 shqiptarë nga Gjermania,Voda: Mos abuzoni me rregullat
19 shtetas shqiptarë që kishinthyer rregullat e lëvizjes në BE, apo kishin kërkuar azil të parregullt në Gjermanijanë riatdhesuar këtë të hënë. Sipas Ministrisë së Brendshme do merren masa tëreja kundër azilkërkimit dhe kundër abuzimit me lirinë e lëvizjes. Krahas tyre InterpolTirana ka ekstraduar 3 të dënuar të cilët ndodheshin në kërkim ndërkombëtar dheduhet të vuajnë dënimin në Shqipëri.
19 shtetas shqiptarë që kishin thyer rregullat e lëvizjes në BE, apo kishinkërkuar azil të parregullt në Gjermani janë riatdhesuar këtë të hënë.
Duke qenë se ndodhemi në kushtet e pandemisë, Ministria e Brendshme bën medije se riatdhesimi i tyre është bërë imundur me një fluturim të posaçëm.
Zv. ministrja Rovena Voda shprehet se riatdhesime të reja do kryhen nëditët në vijim, ndërsa do merren masa të reja kundër azilkërkimit dhe kundërabuzimit me lirinë e lëvizjes.
Voda: Edhe pse në kohë të vështira pandemie po mundohemi tëgjejmë mënyra për ndërgjegjësimin e qytetarëve në projekte të ndryshme për t'ithënë qytetarit shqiptar, stop udhëtimit të paligjshëm.
Ministria e Brendshme ndër të tjera bën me dije se lëvizja e lirë nuk duhet të keqpërdoret,sidomos në kushtet e pandemisë.
Po këtë të hënë nëpërmjet aeroportit të Rinasit janë ekstraduar 3 personame qëllim për tu përballur me drejtësinë shqiptare.
Ata janë ekstraduar dy nga Belgjika dhe një nga Italia pasi rezultojnë tëdënuar për vrasje dhe shitblerje armësh të ftohta.
Gjon Menga ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar është dënuar me 25 vjetburgim, vrasje të kryer në vitin 2004 ku mbetën të plagosur dhe 4 persona tëtjerë.
Nga Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Belgjika i 26-vjeçarit LuigjDema, i cili ndodhej në kërkim dhe i dënuar me 19 muaj burg për shitjeblerje tëarmë të ftohta.
I treti i ekstraduar është Manol Begaj, i cili duhet të vuajë dënimin embetur prej 1 viti e një muaj për një vrasje të kryer në qytetin e Beratit.