Policia bën "kërdinë" me gjoba, heq 159 patenta në fundjavë

Vetëm përgjatë 48 orëve të fundjavës,policia rrugore ka hequr 159 patenta shoferëve që thyen rregullat eqarkullimit. Përgjatë fundjavës, policia bën me dije se janë regjistruar dheaksidente  me pasoja, si pasojë eshkeljes së rregullave rrugore. INSTAT bëri publike këtë të hënë të dhënat eaksidente përgjatë 6 mujorit të këtij viti si dhe për muajin qershor.

"Kontrollet e policisë gjatëfundjavës në disa prej akseve rrugore në vend kanë konstatuar shkelje tënormave të shpejtësisë së lejuar, ndaj shumë drejtues janë ndëshkuar me heqjepatente. Shpejtësia maksimale e konstatuar nga ana e policisë ka qenë 170km/h".

Përgjatë48 orëve të fundit, nga vëzhgimet e kryera me radarë dhe nga pikat ekontrolleve të vendosura në disa prej akseve rrugore, policia bën me dije se kahequr 159 patenta.

Efektivëte patrullave kanë konstatuar shkelje të ndryshme, ku 37 prej të patentave janëpezulluar për drejtim mjeti nën efektin e pijeve alkoolike, 94 për shpejtësitej normave të lejuara, si dhe 28 prej tyre për qarkullim në sens të kundërt.

Shpejtësiamë e lartë është konstatuar 170 km/h por disa raste të tjera shoferëtqarkullonin dhe me shpejtësi 152 apo 162 km/h. Ndaj policia përveç heqjes së patentave për drejtuesit e mjeteve kandëshkuar me masë administrative dhe 4458 shoferë.

Përgjatëfundjavës krahas ndëshkimeve të policisë, janë regjistruar dhe 15 aksidenterrugore. Një prej aksidenteve ka rezultuar fatal për një qytetar, 1 tjetër kambetur i plagosur rëndë, ndërsa 17 të tjerë kanë marrë plagë të lehta.

Ndërkohëkëtë të hënë instituti i statistikave ka bërë publike të dhënat për situatën eaksidenteve përgjatë muajit qershor, por dhe për 6 mujorin e parë të vitit2020. Sipas INSTAT, në muajin qershor u shënuan 115 aksidente nga 131 që ishinpërgjatë të njëjtin muaj të vitit 2019, ku si pasojë humbën jetën 16 persona nga26 persona krahasuar me vitin e shkuar.

SipasINSTAT, kufizimi i lëvizjeve gjatë muajve të karantinës duket se ka dhënë njëefekt të përgjithshëm edhe tek numri i aksidenteve dhe fatalitetet në rrugë.

Kështunë gjashtëmujorin e parë të këtij viti, numërohen 505 aksidente nga 714aksidente përgjatë 6 mujorit të parë të të 2019.

Numrii të aksidentuarve në gjashtëmujorin e parë të vitit 2020, është 656 personanga 960 persona, ku si pasojë humbën jetën 75 persona nga 102 që ishin në tënjëjtën periudhë të vitit të shkuar.