Maska e detyrueshme ose gjobe, Fino kritikon Ministrine e Shendetesise: Jemi të vonuar

Zv/ministrja e Shëndetësisë, zonja Mira Rakacolli deklaroise miratimi i një akti të tillë është i domosdoshëm për shkak të shtimit tërasteve të të infektuarve ndërsa shqetësuese mbetet rritja e numrit të tështruarve në spital dhe të rasteve të kujdesit intensiv.

Kjo do të çonte në frenimin e pandemisë dhe do të ketëkontroll më të mirë mbi sëmundjen.

“Kemi shtim të numrit të rasteve të të infektuarve. E rëndë është fakti që janë shtuar rastet e të shtruarve në spital dhe rastet në kujdes intensiv. Kjo sepse nuk janë respektuar si duhet masat e Ministrisë së Shëndetësisë.  Përdorimi i maskës në ambiente të mbyllura do të ulë mundësinë e infeksionit deri në 70% “ nënvizoi zonja Mira Rakacolli.

Ne foto: Nje punonjese e spitalit infektiv me maske foto: LSA

Por mbajtja e maskës duhet të shoqërohet domosdoshmërisht me higjienë personale dhe ruajtjen e distancimit fizik. Akti normativ do të kalojë në Kuvend për votim.

Edhe ministrja e Brendshme e konsideroi kalimin e këtij akti domosdoshmëri,

Kritik ishte deputeti socialist Bashkim Fino. Ai tërhoqi vëmendjen e Ministrisë së Shëndetësisë se kjo masë duhej të ishte marrë më përpara. Bashkim Fino: Akti është shumë i mire, por duhej ta kishim bërë me kohë, mbase jemi të vonuar. Rritja e rasteve është tregues se duhej ta kishim marrë me kohë këtë masë”

Foto: Deputetja socialiste Mimi Kodheli me maske duke shkuar ne Kuvend, foto: LSA