OFL u troket në derë 4 kuksianëve, do vetëdeklarojnë pasurinë

OFL i ka dërguar formularin e vetëdeklarimit të pasurisë 4qytetarëve me banim në Kukës të dënuar për vjedhje me armë dhe rrëmbim osembajtja peng e personit”.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurorendaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime tërënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve tëpasurisë, shtetasve:

Xhevahir Aliaj, banues në Kukës, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”;

Blendi Axhami, banues në Kukës, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”;

Zaim Vata, banues në Kukës, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”;

Bledar Halilaj, banues në Kukës, i dënuar për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’upërgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas,përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.