Gjici pas disfatës në Shkodër: Nuk e prisja këtë rezultat, duhej ta fitonim titullin kampion me kohë, urime Tiranës
Kukësi u mund me rezultatin minimal 1-0 kundrejtVllaznisë në Loro Boriçi, çka shuajti shpresën e verilindorëve për tu shpallurkampion i Kategorisë Superiore.
I pakënaqur me këtë rezultat dhe me mos shpaljenkampion, ishte presidenti Safet Gjici, i cili në një prononcim për ''Ora News'',tha se nuk e priste këtë rezultat.
Sipas tij ekipi i Kukësit nuk ishte fare në fushë.
Safet Gjici: ''Jo, nuk prisja fare këtë rezultat dhe mbas disfatës së madhe që bëmë në kupën në Durrës, kjo është disfata e dytë për ekipin dhe klubin. Gjithsesi, Shkodra fitoi me meritë. Ekipi i Kukësit nuk ishte fare në fushë. Faji i stafit apo faji i ekipit, nuk e di, por fajin trajneri e ka. Patjetër do ketë një analizë. Klubi do bëjë analizat e veta. Ndoshta u dje lodhja e Durrësit, sepse sot ekipi ishte shumë i lodhur. Nuk e prisja këtë rezultat për të thënë të vërtetën. Me ekipin e Shkodrës, të gjithë djem të rinj, kishin edhe mungesa.''
Gjici tha gjithashtu se Kukësi nuk e meritonte këtërënditje në klasifikim dhe se duhej ta fitonte titullin kampion me kohë, porgjithsesi i uroi suksese kampionëve të saposhpallur, Tiranës.
Safet Gjici: ''Gjithsesi, i uroj suksese Shkodrës, por ekipi i Kukësit nuk e meriton në fakt të jetë në këtë renditje. Duhet të kishte marrë titullin kampion me kohë. Ndoshta faji është edhe i trajnerit, por edhe skuadra ka pasur problemet e veta, ka humbur shumë ndeshje në minutat e fundit. Tirana ka dalë kampion, padiskutim që suksesi është i Tiranës, vazhdojmë përpara.''