Në mjerim dhe e sëmurë, nëna e 5 fëmijëve bën apel për ndihmë

Dëshpërimi nga varfëria që ka kapluar familjen e Shkëlqim Karajt në Baldushk të Tiranës duket qartë.  

Vjollca nënë e 4 fëmijëvë tregon se dhe shtëpinë që sot jetojnë ua ka ndërtuar një shoqatë, pasi të ardhurat që marrin nga shteti nuk u dalin as për bukë thatë.

"Është e vështirë sidomos tani".

Sytë e saj e përcjellin dhimbjen që ndjen. 40 vjeçarja tregon se para disa ditësh pësoi një paralizë të pjeshme që i dëmtoi gjysmën e fytyrës.

Për shkak të mungesës financiare nuk ka shkuar për tu vizituar.

"Nevojë kam, edhe vetë kam rënë në paralizë por nuk kam lekë për të shkuar."

Apeli i saj shkon për ndihmë kush të mundet pasi të ardhurat që merr nuk i mjaftojnë as për tu ushqyer e jo për nevoja të tjera.