Këshilli politik, Koka: Rama nuk e pëlqeu përfaqësimin e Gjiknurit, kërkon ta marrë vetë në dorë

Debati përndryshime kushtetuese do të ulë edhe njëherë palët në tryezën e KëshillitPolitik, por këtë herë, krahas bashkëkryetarit Damian Gjiknuri do të jetë pjesëmarrësdhe kryeministri Edi Rama.

Ndërsa ngaana e PD-së, kryedemokrati Basha vendosi të sjellë sekretarin e përgjithshëm tëPD-së, Gazment Bardhi.

I ftuar nënjë intervistë për RTV Ora, gazetari Bledian Koka u shpreh se kryeministri Ramanuk e ka pëlqyer përfaqësimin e Gjiknurit në këshillin politik ndaj kërkon tëmarrë vetë frerët në dorë.

Uljen ekryeministrit në tryezë, Koka e sheh si tentativë për të konsoliduar pushtetine tij.

Koka: Nxitimivjen në faktin që Rama i tentoi të gjitha mundësitë dhe mekanizmat në KëshillinPolitik që të garantojë një proces që e kontrollonte ai përmes administratëszgjedhore. Ne kujtojmë që jemi në një vend ku askush nuk mund të thotë qëadministrata aktuale është jo politike. Nëse nuk i besojmë njëri-tjtetrit, t'ibesojmë të paktën OSBE-ODIHR që jo më pak se 1 vit më parë ka thënë që në Shqipëri70-80 përqind e administratës publike është e politizuar. Ne kemi një fryrje tëadministratës publike. Nga 80-90 mijë që ka qenë në kohën e PD-së tani e kemime 160 mijë, pra një dyfishim. Nuk ka diskutim që kjo administratë nuk garantonpavarësinë e procesit të numërimit. Rama duke dështuar te kjo pjesë dhe dukeqenë shumë kritik me Gjiknurin. Rama është shumë i zhgënjyer me mënyrën se siGjiknuri ka negociuar në Këshillin Politik. Ndaj ai duke mos pasur më besim tekpërfaqësia e Gjiknurit përballë PD-së ka vendosur që të shkojë dhe të marrë vetëfrerët në dorë të asaj që do jetë një negociatë shumë e rëndësishme. Opozita ebashkuar duhet të jetë shumë e kujdesshme për ato që të pranojë dhe do lëshojë.Nuk është asgjë tjetër veçse tentativa e pastër e Ramës, jo vetëm për tëkonsoliduar pushtetin e tij në tavolinë, por edhe një rrezik i madh për atë që ështëthelbi i demokracisë, vota e lirë.

GithashtuKoka deklaroi se Shqipëria është vendi i tretë që kërkon të bëjë ndryshimekushtetuese në një kohë pandemie, diçka që për gazetarin nuk është normale.

Koka: Gjithëpresionin që u ushtrua nga faktori ndërkombëtar sigurisht që e ka dhënë efektine vetë. Nuk e propozoi Rama uljen në takim, ishte Presidenti Meta që më herëtka bërë një ftesë që debati për ndryshimet kushtetuese të kthehet aty ku duhettë zhvillohet. Rama i është bindur duke parë presionin ndërkombëtar. Tëdiskutohet për ndryshime kushtetuese është gjë e mirë, por në kohë pandemie nukmë duket normale. Praktikisht vetëm dy vende, Kina që i dha pushtet absolut XiJinpingut dhe Rusia që i dha pushtet Putinit. Të njëjtat gjëra, vendi i tretë ështëShqipëria e kryeministrit Edi Rama. Që këtu ka diçka që nuk shkon me logjikën.Pse është gjithë ky nxitim për ndryshimin e kushtetutës.

Intervista në studio megazetaren Beti Njuma, përgatiti Endi Mullaj