Kapet i dënuari për vrasje, transportonte 5 emigrantë sirian
Arrestohet në flagrancë një 44-vjeçar, i dënuarmë parë me 16 vjet burg, për veprën penale “Vrasja me paramendim”.
Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme ngaStrukturat e DVP Durrës, për goditjen e paligjshmërisë, specialistët e SektoritKundër Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme finalizuan operacionin policortë koduar "Shtegtari", në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancështetasi:
A. F., 44 vjeç, banues në Krujë, i dënuar mëparë me 16 vjet burg, për veprën penale "Vrasja me paramendim".
Ky shtetas është konstatuar nga shërbimet ePolicisë në autostradën Krujë-Laç, duke transportuar me mjetin tip"Volkswagen", 5 shtetas sirian, emigrantë të paligjshëm, kundrejtfitimit.
Në cilësinë e provës materiale materiale usekuestruan mjeti tip "Volkswagen" dhe një aparat celular.
Materialet i kaluan Prokurorisë së RrethitDurrës, për veprën penale "Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm tëkufijve".