Fino "kapet" me Manjën: Kot i bëre sqarimet, nuk i themi presidentit ç'të bëjë, debat politik

DeputetiBashkim Fino është debatuar me Ulsi Manjën, kryetarin e komisionit hetimor kundërpresidentit Meta në mbledhjen online të këtij komisioni.

Finoi tha Manjës se duhet t’i kursente sqarimet sepse mjaftonin shpjegimet ngarelatorët e dy materiale nga mazhoranca dhe opozita.

Bashkim Fino: Duhet t’ia kurseje vetes këto sqarime që bëre sepse seanca e sotmeishte për të dëgjuar dy materialet e dy relatorëve që unë i dëgjoja me kujdes,prandaj them se duhet ta kurseje sqarimin që bëre, se ne nuk e marrim si ofendim,pavarësisht se ju thatë mendimin tuaj personal.

Mendoj se të hënën është avazi kukemi të drejtën ligjore për të lexuar materialet dhe mund të shtojmë e pakësojmëdhe mbi bazën e diskutimeve të komisionit, në fund ju keni të drejtën të merrnimendimet e të gjithëve dhe të votohet, të dilet në një raport shumice apopakice për t’u paraqitur në seancë plenare.  

SipasFinos, ky komision hetimor nuk mund të bëjë rezoluta dhe të bëjë vërejtje.

Bashkim Fino: Se po t’i hyjmë edhe diskutimet që bënë kolegët opozitarë apo sqarimet që bëtë ju, është e tejkaluar, prandaj them që duhet t’ia kishit kursyer vetes gjithë këtë sqarim. Ne nuk jemi në parlament për rezoluta. Rezoluta bëjmë për nisma kushtetuese, i presim në parlament, në komisionet e ligjeve dhe ekonomisë për veprimtarinë e tyre, u bëjmë vërejtje dhe në fund bëjmë një rezolutë ku u themi ke punuar mirë, por është mirë të bënë 1, 2, 3, 4, 5.

Finotha se sugjerimet që bëri kryetari Manja nuk kanë të bëjnë me çështjen dhe seai personalisht ishte kundër, pasi është debat politik.  

Bashkim Fino: Ky komision për mua nuk është komision hetimor për të bërë rezolutën. Mua nuk më intereson fare individi, por institucioni i presidentit. Çdo institucion i presidentit duhet të ketë parimin e parë dhe bazë, kushtetutën dhe respektimin e saj. Çështjet e tjera nuk kanë të bëjnë me sugjerimet që bëtë ju, se unë personalisht jam kundër. Se çfarë do të bëjmë të hënën ne, do të bëjmë rezolutë, t’i themi presidentit kujdes atje, kujdes këtu? Po kush është ky president që dëgjon mua dhe ty? Ai të thotë mua më ke zgjedhur dhe kam bërë betim para kushtetutës dhe nuk dua t’ia di për rezolutat që bën ti si parlament. Prandaj them që kot e hape këtë debat se është debat politik nga anëtarët e komisionit.

Lexo edhe: Tërhiqet maxhoranca, Meta nuk shkarkohet por i rishikohen kompetencat

Debate në Komisionin Hetimor për raportin, Fino: Nuk më pëlqen të përdorem. Manja: Raporti i pavërtetë