Arrestohet një 33-vjeçar, do ekstradohet në Itali
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Korrik 2020, 12:50
Vijojnë operacionet për kapjen e personave nëkërkim ndërkombëtar.
Nga Seksioni i Kërkimit në DVP Tiranë, nëbashkëpunim me Forcat e Posaçme "Shqiponja" dhe me Interpol Tirana,në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar, në bazë tëinformacioneve të siguruara në rrugë operative, në Tiranë, u kap dhe u ndaluashtetasi në kërkim ndërkombëtar T. S., 33 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas ishte i shpallur në kërkimndërkombëtar, pasi Gjykata e Brescias, Itali, i ka vendosur masën e sigurisë"Arrest në burg", për veprat penale "Trafikim inarkotikëve" dhe "Pjesëmarrje në grupe kriminale".
Interpol Tirana, në bashkëpunim me InterpolRomën, po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.