Zani Çaushi “strategji” për lirinë, tërhiqet nga lirimi me kusht, kërkon rillogaritje të viteve të burgut

Tërheqjae papritur e Zani Çaushit nga kërkesa për liri me kusht, mund të jetë njëstrategji e re për dalë nga qelia ku duhet të vuajë dëbimin me burgim tëpërjetshëm.  Ish-kreu i bandës së Çolesmë parë kërkon ti rillogariten vitet e burgut pasi pretendon se ka bërë 31 tëtillë, ndërsa ka ankimuar edhe një masë disiplinore në burg.

Myrteza Çaushi, ish-kreu i bandës së Vlorës, idënuar me burgim të përjetshëm është tërhequr nga kërkesa për të lënë qelinë.

Lëvizjen e papritur ai e bëri ndërsa nëgjykatën e e Korçës po shqyrtohej kërkesa për liri me kusht.

Lëvizja në sallën e gjyqit, që surprizoi edheavokatin, më shumë duket si ndryshim strategjie e Zani Çaushit  për të dalë nga qelia ku duhet të vuajëdënimin e përjetshëm.

Për këtë ai kërkoi ti njihet dinamika egjykimit, duke pretenduar se ka bërë 31 vite dhe jo 25 vite burg.

Nuk isha në dijeni të tërheqjes së Çaushit,ai u tërhoq nëmomentin e fundit. Ai thotë se u tërhoq me pretendimin se janë përllogariturgabim vitet e paraburgimit dhe kërkon rillogaritje të tyre. Pasi të bëhetrillogaritja të shohim se çfarë do të bëhet.”

Pas kësaj avokati, Artan Lena, la të hapur mundësinë për t'iu drejtuar sërish gjykatës me kërkesë për lirinë mbi bazë të ligjit në fuqi para reformës në drejtësi.

Artan Lena: Është në fuqi ligji penal i vitit 2000 dhe kjo i jep të drejtën atij të kërkojë lirim me kusht. Ligji penal i vitit 2000 ka qenë lirimi me kusht me 25 vite të cilat Çaushi pretendon se i ka kryer.”

Por edhe nëse i plotëson kriteret ligjore përkryerjen e ¾ të dënimit, dosja e Zanit Çaushit në burgje nuk është e pastër.

Ndaj ai ka goditur në gjykatë edhe një masëdisiplinore për një sherr në burg.

Ka pasur një masë disiplinore dhe janë marrë masa disiplinore. Hetimi po vazhdon ka pasur një konflikt në burg.”

Ne foto: Makina qe solli Zani Çaushin në Gjykaten e Korces, 17 korrik 2020

Por a mund ta fitojnë Zani Çaushi lirinë me kusht në Gjykatën e Korçës, e cila e ka një precedent me lirimin e Gerd Gjeneralit?

Zani Çaushi ka dosje shumë komplekse për shkak të historikut të 97-ës të ligji në fakt ja sanksionon të drejtën e kërkesës dhe sigurisht që në fund vendos gjykata.”

Ne foto: Zani Çaushi u dergua ne gjykate nen masa te rrepta sigurie

Zani Çaushi u soll dhe largua nga gjykata eKorçës nën masa të rrepta sigurie.

Ku grupi i shoqërimit u kujdes për të shmangur çdo pamje të re të kreut të bandës së Çoles të dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje dhe trazirat e vitit 1997.

https://youtu.be/Z2NnQqs3gn0