Kinema verore në Shkodër, rikthehet tradita e munguar për më shumë se 3 dekada
Pasmë shumë se tre dekadash, qytetarët por dhe turistët në Shkodër do të kenëmundësinë të shohin një film në ambient të hapur. Atje ka një tentativë për tërikthyer kinemanë verore pas më shumë se 3 dekadash mungese!
Rikthim i një tradite që në Shkodërkishte munguar për më shume se 3 dekada. Kinemaja verore mori jetë në sheshin eqendrës turistike të Shirokës, me një prej filmave komedi hit të kinematografisëshqiptare "Çifti i lumtur".
Një përzgjedhje e veçantë pasi ky film irealizuar në vitin 1976 me trupën e aktorëve të teatrit "Migjeni", ështëxhiruar i gjithë në Shkodër.
“Ështëhera e parë që e shoh si kinema, pasi kinemaja nuk është funksionale për sa i përketfilmit.”
Qytetarë të të gjitha moshave shijuan nënfreskinë e flladit të liqenit batutat e këtij filmi që sa herë shfaqet në ekrantë dhuron të qeshura por edhe nostalgji për Shkodrën e dikurshme.
Vetë qytetarët për Ora News kërkojnë qëkjo nisëm të vazhdojë edhe në lagje të tjera të qytetit.
“Ështëbukur, na ka kthyer në kohë.”
Bashkia Shkodër premton ta vijojë traditënpor fton edhe biznesin të bëhet pjesë mbështetëse.
VinfridaGazulli: Shpresojmëqë aktivitete të tjera të zhvillohen edhe me ndihmën e biznesit.
Shkodra, një qytet i pasur në traditë ekulturë sot më shumë se kurrë ka nevojë që vlera të tilla ti forcojë dhe t'ia përcjellëbrezit të ri.