Nuk ju bindën urdhrit dhe dëmtuan makinën e policinë, pranga 31-vjeçarit në Elbasan
Një 31-vjeçar u arrestua nëflagrancë nga policia e Elbasanit për armëmbajtje pa leje dhe mosbindje ndajurdhrit të policisë.Në pranga ka rënë shtetasi J. Xh.
Kapja e tij u bë gjatë njëkontrolli policor në lagjen "28 Nëntori" në Elbasan, ndërsa episodi për të cilin akuzohet kandodhur mbrëmjen e 15 korrikut.
Patrulla e policisë i ka bërëshenjë ndalimi mjetit tip "Fiat", me drejtues shtetasin E. K. dhepasagjer shtetasin J. Xh.
Pas shenjës për ndalim, këtashtetas nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, por janë larguarme shpejtësi dhe në ecje e sipër kanë hedhur nga dritarja e mjetit të tyre njësend të fortë, duke e dëmtuar mjetin e Policisë.
"Në tentativë për t’u larguar kanë hedhur në rrugë dhe një armë zjarri pistoletë dhe një krehër me 7 fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale" thotë policia.
Ndërkohë është shpallur nëkërkim drejtuesi imjetit, shtetasit E.K.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës sëShkallës së Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme procedurale.