Zbulohet skema: 10 mijë lekë për tamponin e Covid, arrestohen mjekët
5 mijë deri në 10 mijë lekë të reja është shuma qëpunonjësit e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor u kërkonin qytetarëve përndërmjetësim për kryerjen e tamponit të COVID-19.
Skema është zbuluar nga Policia dhe SPAK ku disa zyrtarëjanë evidentuar në episode korruptive.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se 14 punonjësit nën hetim janë implikuar nëdisa episode korruptive duke favorizuar shkelje të kushteve higjieno-sanitare tësubjekteve.
Një tjetër dyshim është se ata siguronin librezashëndetësore të lëshuara mënyrë fiktive, për shtetas të cilët nuk u janënënshtruar vizitave mjekësore, duke përfituar shumën 2.000 lekë të reja për çdorast.
Policia bën me dije se ka sekuestruar 1.5 mln lekë të rejadhe 2500 euro të gjetura në banesën e 65-vjeçarit Niko Nika me detyrë mjek tekInstituti i Higjenës, 35 libreza shëndetësore të gjetura në disa subjektetregtare private, certifikata dezinfektimi dhe dokumente të ndryshme mjekësoreqë dyshohet se janë lëshuar në mënyrë fiktive.
Zbulimi i kësaj skeme korruptive është finalizuar meoperacionin e quajtur “Libreza”, ku gjykata e shkallës së parë kundërkorrupsionit dhe krimit të organizuar dha 14 masa sigurie.
Në arrest me burg u lanë 2 zyrtarë, 9 të tjerë në arrestshtëpie, ndërsa 3 të tjerë do hetohen në gjendje të lirë.
“Arrest në burg“
-Niko Nika 65 vjeç, banuesnë Tiranë, me detyrë mjek tek Instituti i Higjienës Tiranë, për veprat penale“Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” më shumë se njëherë,kryer në bashkëpunim, “Ushtrim ndikimi i paligjshëm ndaj personave që ushtrojnëfunksione publike” kryer më shumë se një herë dhe “Falsifikimi i dokumenteve”;
-Hazis Lura 52 vjeç,banues në Tiranë, me detyrë mjek tek Instituti i Higjienës Tiranë, për vepratpenale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” më shumëse njëherë, kryer në bashkëpunim dhe “Falsifikimi i dokumenteve”;
“Arrest në shtëpi”
-Eda Myftari 29 vjeçe,banuese në Tiranë, me detyrë mjeke tek Instituti i Higjienës Tiranë, për vepratpenale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” më shumëse njëherë, kryer në bashkëpunim dhe “Ushtrim ndikimi i paligjshëm ndajpersonave që ushtrojnë funksione publike”;
-Ihsan Hasani 67 vjeç, banues në Tiranë, ish-mjek tek PoliklinikaShëndetësore Nr. 1 Tiranë, për veprën penale “Ushtrim ndikimi i paligjshëm ndajpersonave që ushtrojnë funksione publike";
-Franc Daija 65 vjeç, banuesnë Tiranë, ish-mjek te Poliklinika Shëndetësore Nr. 1 Tiranë, për veprat penale“Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” kryer më shumëse njëherë dhe në bashkëpunim dhe “Falsifikimi i dokumenteve shëndetësore”;
-Ilir Hoxha 50 vjeç,banues në Tiranë, me detyrë mjek tek Poliklinika Shëndetësore Nr. 6 Tiranë, përveprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”dhe “Falsifikimi i dokumenteve shëndetësore”;
-Ornela Balla 34 vjeçe,banuese në Tiranë, me detyrë mjeke tek Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, përveprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”;
- Johana Sinani 29vjeçe, banuese në Tiranë, me detyrë mjeke tek Inspektorati ShtetërorShëndetësor, për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnëfunksione publike”;
- A. M., 32 vjeçe, banuesenë Tiranë, me detyrë mjeke tek Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, për veprënpenale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”;
-Arjan Gjoka 57 vjeç, banuesnë Tiranë , me detyrë mjektek Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, për veprënpenale “Shpërdorim detyre”;
-Evald Bejaj 30 vjeç, banuesnë Tiranë, me detyrë mjek tek Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, për veprënpenale “Shpërdorim detyre”;
“Pezullim të ushtrimit tëdetyrës apo shërbimit publik”
-Luiza Metani 48 vjeçe,banuese në Tiranë, me detyrë mjeke tek Poliklinika Shëndetësore Nr. 6 Tiranë
- Diana Hysi 51 vjeçe,banuese në Tiranë, me detyrë mjeke tek Poliklinika Shëndetësore Nr. 1 Tiranë
-Marinela Sylmina 42vjeçe, banuese në Tiranë, me detyrë mjeke tek Poliklinika Shëndetësore Nr. 4Tiranë, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve shëndetësore”.