Rikthehet Këshilli Politik? Meta: I kërkova takim Bashës për të parë a ishte i hapur për një ide të tillë
Përmesnjë postimi në Facebook presidenti Meta bën me dije se ka marrë një mesazh ngaeksperti i çështjeve zgjedhore Kristaq Kume i cili i ka ngritur shqetësimin endryshimeve të njëanshme kushtetuese.
Metashkruan se ndryshimet e marrëveshjes së 5 qershorit duhet të shkojnë sërish në tryezëne Këshillit Politik.
“Dje në mesnatë mora një mesazh nga një intelektual i nderuar si Prof.Kristaq Kume. Shqetësimi i tij ishte se duhej bërë çdo përpjekje për të shmangur ndryshime kushtetuese të njëanshme sepse do të ishte një kosto shumë e rëndë për vendin. Ai sugjeronte se çdo ide për ndryshime nga Marrëveshja e 5 Qershorit duhet të shkonte përsëri në tryezën e Këshillit Politik.”
Më tejMeta shprehet se i ka kërkuar edhe një takim kreut të PD-së, Lulzim Basha për tëparë nëse ishte i hapur për diçka të tillë.
“Sot në mëngjes, pa gdhirë mirë, ikërkova takim z.Basha për të parë a ishte i hapur për një ide të tillë. Ai mënjohu me qëndrimin zyrtar të Partisë Demokratike dhe Opozitës së Bashkuar qëështë bërë publik dhe u është njoftuar dhe të gjithë partnerëve të shqetësuarpër të ardhmen evropiane të vendit tonë. Jam i bindur se ka kaq shumëintelektualë dhe qytetarë që ndajnë këtë shqetësim si të Prof.Kumes. Për këtëarsye po e ndaj me të gjithë ju këtë qëndrim tepër të përgjegjshëm dhebashkëpunues të Opozitës së Bashkuar.
Pjesë nga deklarata e sekretarit tëpërgjithshëm të PD, Gazment Bardhi:
Nëse Partia Socialiste është vërtet einteresuar për të rihapur diskutimin për çështje të tjera në lidhje me reformënzgjedhore, ajo është e obliguar nga Marrëveshja e 14 Janarit dhe ngaMarrëveshja e 5 Qershorit ti parashtrojë ato për diskutime dhe vendimmarrjekonsensuale në Këshillin Politik. Çdo diskutim i tillë, sipas Marrëveshjes, nukmund të vonojë apo pengojë kodifikimin e Marrëveshjes së 5 Qershorit.”