Durrës, vuri shezlonge në rërë, procedohet 45-vjeçari
Procedohetpenalisht 1 shtetas, për veprat penale "Pushtimi i tokës" dhe"Ndërtim i paligjshëm", si dhe shpallet në kërkim 1 tjetër, përveprën penale "Ndotja e ajrit".
Po ashtu,ndalohet një person i shpallur në kërkim për veprën penale "Vjedhja"dhe arrestohet në flagrancë një 29-vjeçar.
“Specialistët për Hetimin e Krimevenë Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të kontrolleve të vazhdueshme përparandalimin e krimeve mjedisore, proceduan penalisht shtetasin: H. I., 45vjeç, banues në fshatin Gjuricaj, Ishëm, pasi në lagjen nr. 13, Durrës, kavendosur shezlongë në rërë dhe ka ndërtuar një tendë pa lejen e organevekompetente, duke pushtuar hapësirën publike.” – njofton policia.
Gjithashtuu bë shpallja në kërkim e shtetasit A. D., 28 vjeç, administrator i një pularienë Xhafzotaj, pasi në një parcelë toke ka hedhur mbetje të pularisë, dukeshkaktuar ndotje të ambientit.
PolicisëDurrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyrepara përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin:
B.Y., 41 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 15.07.2020, dyshohet se i kavjedhur shtetasit R. Sh., një telefon dhe një sasi parash.
Gjithashtuu arrestua në flagrancë shtetasi I. P., 29 vjeç, banues në Marikaj, Tiranë,pasi duke drejtuar mjetin tip "Alfa Romeo", pa leje drejtimi, nuk iështë bindur urdhrit të Policisë përndalim dhe më pas është aksidentuar me mjetin tip "Benz", dukeshkaktuar vetëm dëme materiale.