Debate në Komisionin Hetimor për raportin, Fino: Nuk më pëlqen të përdorem. Manja: Raporti i pavërtetë
Ditën e sotme është mbledhur online KomisioniHetimor për ligjishmërinë dhe veprimtarinë e Presidentit Meta.
Por mbledhja u përfshi nga debate mes deputetëvepër raportin që u publikua dje në disa media.
Deputeti Bashkim Fino deklaroi se nëse raporti i publikurar dje është i vërtetë nuk ka qef të jetë anëtar i këtij Komisioni dhe se nuk i pëlqen të përdoret.
Fino: Në politikë nuk duhet të përdoremi dhe nuk kam qef të jem anëtar i këtij Komisioni se nuk më pëlqen të përdorem.
Manja tha se është e pamundur që raporti i publikuar dje në media të jetë vertetë sepse raporti do prezantohet sot nga deputetja Klotilda Bushka.
Deputeti Ulsi Manja theksoi se të hënën nësekemi një raport të dakordësuar do të miratojnë raportin përfundimtar.
Manja: Eshtë e pamundur që raporti i publikuar dje në media të jetë vertetë sepse raporti do prezantohet sot nga deputetja Klotilda Bushka. Nëse të henën kemi një raport të dakordësuar do të miratojnë një raport përfundimtar. Nëse nuk biem dakard për një të vetëm, do kemi dy raporte, të cilat do të diskutohen.
Ndërsa deputeti Halit Valteri deklaroi se raporti i opozitës parlamentare do jetë veçmas nga ai i mazhorancës.