Raporti: Shqipëria, lider botëror i prodhimit të marijuanës. Paratë e drogës investohen në turizëm e ndërtim
Për herë të parë Antimafia Italianesinjalizon se paratë e fituara nga aktiviteti i paligjshëm i grupeve kriminaleshqiptare në Itali investohen në Shqipëri në asete strategjike si në sektorin eturizmit dhe të ndërtimit.
E reja më e fundit që nënvizon AntimafiaItaliane është në ndryshimin e rolit që Shqipëria ka marrë në skenarin kriminalkombëtar e ndërkombëtar të trafikut të drogës duke u bërë vendit tranzitkryesor i trafikut të heroinës nga Afganistani e Azia Qëndrore e grupetkriminale shqiptare në rolin e brokers importojnë sasi të mëdha kokainë ngaKolumbia për tregun europian.
"Shqipëria është prodhues i parë i marijuanës në Europë e ndër vendet e para në nivel botëror e grupet kriminale shqiptare vazhdojnë të jenë ndër më kryesoret e më komplekset në Itali. Trafiku i drogës nga Shqipëria nuk është ndaluar dhe gjatë emergjencës së pandemisë Covid 19."
Këto janë konkluzionet e dala nga raporti i fundit i Antimafias Italiane i cili nënvizon se ka ardhur koha që grupet kriminale shqiptare të konsiderohen mafia.
Mafia shqiptare
Gjithashtu Antimafia Italianekonfirmon përdorimin e teknologjisë së avancuar në përdorimin e skafeve me drogëtë nisura nga Shqipëria e të telekomanduara automatikisht nga larg e pa pilot.
Departamenti i Antimafias Italianeka hartuar raportin e dytë gjashtëmujor të vitit 2019 që përmbledh aktivitetinkriminal të mafias italiane e të grupeve mafioze të huaja në Itali në periudhënkohore korrik- dhjetor 2019.
RTV Ora ka mundur të sigurojë raportinprej 888 faqesh në të cilin kriminaliteti shqiptar e Shqipëria janë analizuar nëdy kapituj të veçantë.
Antimafia italiane imformon segrupet kriminale shqiptare janë të pranishëm në pjesën më të madhe tëterritorit kombëtar e janë ndër organizimet etnike më komplekse e tëartikuluara të aftë të veprojnë në nivele të ndyshme.
Nga njëra anë shfaqen në aksioneindividuale apo në bashkëpunim për llogari të të tjerëve e kryesisht në krimespecifike, e nga ana tjetër është konstatuar ekzistenca e organizimevekriminale shqiptare të strukturuara prej shumë kohësh në territorin italian mekarakteristika tipike mafioze.
Në lidhje me identifikimin e grupeve kriminale shiqptar si mafia shqiptare, raporti i Antimafias italiane nënvizon se deri më tani nuk ka një vendim gjykate që në marrjen e vendimit kanë kosideruar dhe rëndesën e fajit si grupe mafioze e ndoshta sygjeron raporti "në të ardhmen do të ishte e nevojshme në planin interpretues marrja në konsideratë e termit "mafie jo tradicionale" siç janë mafia Cosa Nostra, Sacra Corona Unita, Ndrangheta, Camora etj) siç u bë me vendimin numër 10/220 i marrë më 16 mars 2020 ".
Sipas Raportit të Antimafias italiane karakteristikë kryesore e kriminalitetit shqiptar është përkatësia e grupeve në bazë lidhjesh familjare ose raporteve të anëtarëve që vijnë nga i njëjti qytet apo zonë shqiptare e që kanë të njëjtin kod sjellje.
Veprimi i aktivitetit kriminalshqiptar shprehet kryesisht në trafikun e lëndëve narkotike, në trafikun e armëve,në trafikun e qënieve njerëzore si dhe në shfrytëzimin e prostitucionit qëshpesh e kryejnë në bashkëpunim ne grupe të tjera kiminale etnike në Itali siato rumune e nigeriane.
Paratë e fituara nga aktivitetit ipaligjshëm, organizatat kriminale shqiptare i investojnë në atdhe, pra në Shqipëri,në asetet strategjike si në sektorin e ndërtimit e të turizmit. Gjithashtu i përdorinpër blerjen e heroinës nga Azia e kokainës nga Kolumbia.
Grupet kriminale më të strukturuarashqiptare kanë lidhje në nivel transacional me grupet homologe shqiptare nëVendet e Ulëta, në Belgjikë, në Austri, në Francë, në Spanjë, në Gjermani, nëBritaninë e Madhe, e në Ameriknë Qëndrore e Jugore.
Janë organizime kriminale qëdialogojnë drejtpërdrejtë me referuesit e tyre në Shqipëri për aktivitetetkriminale më komplekse.
Grupet kriminale shqiptare importojnëdrogën kryesisht marijuanë e heroinë nga Shqipëria (vend tranzit) e kokainë ngaVendet e ulëta e në rastet e tjera transportojnë drejpërdrejtë nga vendet kuprodhohet droga.
Disponibiliteti i armëve, i burimevefinanciare edhe i drogës me çmime konkurruese, kanë stabilizuar marrëdhënie tëkonsoliduara mes grupeve kriminale shqiptare e mafias autoktone italianefavorizuar nga objektivat e përbashkëta të aferave kriminale e mungesa ekonfliktualitetit për zotërimin e territorit.
Prania prej një kohe të gjatë në territorin italian ka bërë që grupet kriminale shqiptare të integrohen e të asimilojnë një model sjellje e aftë të veprojë në kontekstet multietnike e në bashkëpunimin me grupet italiane jo mafioze apo të etnive të tjera.
Operacionet
Raporti i Antimafias Italiane ka kujtuar një sërë operacionesh të suksesshme të kryera gjatë gjashtëmujorit të dytë të 2019 e ku janë zbardhur lidhjet e grupeve kriminale shqiptare me mafian italiane e me grupet kriminale italiane e të huaja me shtrirje në Itali.
Brigjet e Puglias mbetet pikanevralgjike për futjen e drogës përmes rrugës ballkanike nga Shqipëria drejtItalisë.
Skafe me droge qe menaxhohen me dron nisen nga Shqiperia
Një kapitull të veçantë në raportin e Antimafias zë dhe Shqipëria.
"Në panoramën kriminale ndërkombëtare,Shqipëria konsiderohet lideri i prodhimit të marijuanës duke u pozicionuarprodhuesi i parë në nivel europian e ndër të parët në nivel botëror."
Klanet shqiptare shprehin një aftësioperative gjithnjë e në rritje falë xhiros së biznesit të lëndëve narkotike sidhe shtimit të kultivimit të marijuanë duke përmirësuar cilësinë eplantacioneve duke përdorur rrënjë kanabis që prodhojnë bimë me përqëndrim tëlartë të THC.
Sasitë e mëdha të marijuanës tëprodhuar në zonat e brendshme të territorit shqiptar importohen në mënyrëkonstante në kanalet e tregtimit të saj në Europë në rrugë detare përmeskanalit të Otrantos e rrugës tokësore përmes rrugës ballkanike.
Skafet me drogë nisen nga Durrësi eVlora e mbërrijnë kryesisht në brigjet puglieze.
Gjithashtu Antimafia Italianekonfirmon përdorimin e teknologjisë së avancuar në përdorimin e skafeve me drogëtë nisura nga Shqipëria e të telekomanduara automatikisht nga larg e pa pilot.
Trafiku i drogës nga Shqipëria nuk është ndaluar dhe gjatëemergjencës së pandemisë Covid 19.
Raporti i Antimafias italiane shkruan se dhe pse përmban të dhëna të periudhës kohore korrik-dhjetor 2020 gjatë hartimit e përgatitjes së këtij materiali i kanë kushtuar një vëmendje të veçantë dhe aktivitetit të mafias autoktone e të huaj gjatë fazës së pandemisë globale.
Shoku social e ekonomik i shkaktuar nga emergjenca shëndetësore kafavorizuar dy skenarë të aktivitet kriminal mafiozë në Itali.
Ai afat i shkurtër në kosolidimin e shtrirjes së tyre në territorpërmes konsensusit social me ndihmë të vogla ekonomike që u jepenfamiljeve më në nevojë e ai afat gjatë në forcimin e fuqisë së tyre ekonomike efinanciare deri në nivel botëror.
E reja më e fundit që nënvizon Antimafia Italiane është në ndryshimin e rolit që Shqipëria ka marrë në skenarin kriminal kombëtar e ndërkombëtar të trafikut të drogës duke u bërë vendi tranzit kryesor i trafikut të heroinës nga Afganistani e Azia Qëndrore e grupet kriminale shqiptare ne rolin e brokers importojnë sasi të mëdha kokainë nga Kolumbia për tregun europian.




