Skafistët “humbin” gjurmët, policia kërkon tre trafikantët që bënë 5 orë “spektakël” në det

Policiavijoi edhe këtë të premte kërkimet për tre skafistët që bënë 5 orë spektakël menjë gomone në det të hapur në një tentativë të dyshuar për trafik droge.  Ndërkohë paralelisht po punohet për tësaktësuar linjen e trafikut.

Mbeten ende në arrati tre skafistët që për 5 orëbënë spektakël në ujërat territorial shqiptare e italiane me një gomone tëdyshuar për trafik droge.

Mëngjesin e të premtes forcat e policisë ushtruansërish kontrolle në Novoselë dhe Mifol, në zonën ku u gjet gomonia, por ngatrafikantët nuk ka asnjë gjurmë.

Identifikimi i tyre nga ana tjetër është i vështirëpasi sipas burimeve gjatë gjithë kohës së ndjekjes ata kanë mbajtur maska.

Paralelisht me operacionin për kapjen e trafikantëvevijon edhe hetimi për itinerarin e gomones.

Burimet thonë se pistat mbeten dy.

Një dyshim është se gomonia është nisur nga Vlora melëndë narkotike dhe është pikasur teksa po kthehej në Shqipëri.

Ndërsa mundësia e dytë është se mjeti është zbuluarteksa ishte nisur drejt Italisë.

Në këtë variant, policia dyshon se trafikantët ekanë hedhur drogën në det dhe më pas humbën gjurmët në grykëderdhjen e Vjosës.

Gjithçka pritet të sqarohet me analizimin e GPS-it,nësë trafikantët e kanë lënë në gomonen e braktisur.

Lexo edhe: Pesë orë “spektakël” në det, trafikantët “shfaqje” me gomone dhe “zhduken” në tokë