Tërhiqet maxhoranca, Meta nuk shkarkohet por i rishikohen kompetencat

Mazhoranca është tërhequrnga kërkesa për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Pas raporteve të Komisionittë Venecias mbi anulimin e datës së zgjedhjeve, por dhe të emërimeve në GjykatënKushtetuese, relatorja Klotilda Bushka deklaron se nuk ka shkaqe të forta përrrëzimin e Kreut të Shtetit. Por është opozita parlamentare që ka mbajturdebatin e hapur, ndërsa Ulsi Manja deklaron se në datën 20 korrik do të merretdhe vendimi përfundimtar.

Njëvit pas krijimit, Komisioni Hetimor ndaj presidentit Ilir Meta ka zhvilluarmbledhjen për shqyrtimin e raportit mbi vendimin përfundimtar.

Publikimii rezultatit në media ka shkaktuar dhe përplasje mes deputetëve të mazhorancës qënë nisje të tij.

Fino: Nuk më vjen mirë nëse raporti paraprakisht nuk ka kaluar ngaanëtarët e Komisionit Hetimor por ka kaluar nëpërmjet medias.

Manja: Eshtë e pamundur që raporti i publikuardje në media të jetë vertetë sepse raporti do prezantohet sot nga deputetja KlotildaBushka. Nëse të henën kemi një raport të dakordësuar do të miratojnë një raportpërfundimtar. Nëse nuk biem dakard për një të vetëm, do kemi dy raporte, tëcilat do të diskutohen.

Relatorjae çështjes Klotilda Bushka ka bërë një pasqyrë  të raporteve të Komisionit të Venecias, ku nëlidhje me anulimin e datës së zgjedhjeve thuhet se Kreu i Shtetit nuk ka bërëshkelje që të sjellin shkarkimin e tij.

Poashtu dhe sa i përket emërimeve në Kushtetuese nënvizohet se duhet gjeturmekanizëm zhbllokues, duke ruajtur rendin e zgjedhjes mes Presidentit dhe Parlamentit.

NdajBushka ka deklaruar dhe se nuk ka argument për shkarkimin.

Bushka: Në bazë të analizave dhe fakteve, rethanave konkrete duke marrë në konsideratë rekomandimet e Komisionit të Venecias si dhe duke synuar nxitjen e bashkëpunimit institucional dhe zhbllokimin e ngërceve artificiale që dëmtojnë demokracinë çmohet se shkeljet e kryera nga presidenti në tërësinë e tyre nuk janë të mjaftueshme për të justifikuar propozimin për shkarkimin e presidentit.

Gjithashtui rekomandon Kuvendit rishikimi i kompetencave të Presidentit.

Bushka: Sa i takon propozimit të mësipërm komisioni hetimor çmon se nga krijimi i situatave të caktuara, bllokimi i zgjedhjeve të qershorit 2019 ashtu edhe emërimet në Gjykatën Kushtetuese me qëllim për të evituar në të ardhmen ngërçe institucionale apo abuzime me zbatimin e ligjit nga institucione shtetërore, bazuar në opinionin e komisionit të Venecias i rekomandon Kuvendit rishikimin e dispozitave kushtetuese për të. Të qartësohet kompetencat formale dhe thelbësore të presidentit dhe parashikimi i tyre shprehimisht në ligjin organik për institucionin e presidentit, ku të përfshihet edhe percaktimi i mekanizmave zhbllokues në rast mos veprimi ne ushtrimin e kompetencave.

Të thjeshtëzohen dispozitat për emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe për të garantuar mandatin 9-vjeçar për secili prej tyre dhe mekanizmat zhbllokues për emërimet në Gjykatën Kushtetuese e në emërimet e tjera në sistemin e drejtësisë. Për të plotësuar me mekanizma zhbllokues mos ushtrimin e kompetencave formale të organizimit të betimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese apo të zyrtarëve të tjerë nga ana e presidentit.

Poropozita parlamentare kërkoi që mazhoranca të vazhdojë me kërkesën fillestare.

Valteri: Ndoshta flirtet e muajve të fundit me Ilir Metën janë në këtëfunksion për ta amnistuar atë nga shkeljet. Opozita parlamentare kërkonshkarkimin e Presidentit për shkelje të Kushtetutës.

Përplasjame kryetarin e Komisionit ka shkaktuar dhe bojkotin e radhës.

Valteri: Meqë Tikun e keni pro Presidentit, opozitën e keni aty,vazhdoni dhe jepini drejtim. Punë të mbarë.

Dheopozita është shfaqur e përçarë, ku Adriatik Alimadhi theksoi se nuk kaargument për shkarkimin e Presidentit.

Alimadhi: Më duhet ti bëj të ditur zotit Valteri që kur kam marrëmandatin nuk kam menduar ndonjëherë që do të jetë opozita Valteri apo grupi ityre.

Tashmënë datën 20 korrik, Komisioni do të rimblidhet për të diskutuar raportet, por Manjanuk përjashtoi as ndryshimin e votave.

Konkluzionet përfundimtare:

Lidhur me 30 qershorin, kompetencat e Presidentit për të caktimin e datës së zgjedhjeve nuk e parashikojnë të drejtën e tij për të anuluar datën e zgjedhjeve. Kjo është konsideruar shkelje.Duhen propozime për të përmirësuar legjislacionin në mënyrë që të evitohet në atë ardhmen abuzimi me detyrën apo mosrespektimi i ligjit nga institucionet e larta shtetërore porqë në gjykimin tonë dhe gjetjet e kryera nuk janë të tilla që të justifikojnë shkarkimin.

Sa i takon emërimeve të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese konsistohet dhe arrihet në konkluzioninn që nuk janë respektuar mekanizmat zhbllokues të parashikuara nga ligji dhe pezullimi i afateve të këtyre mekanizmave është në kundërshtim me ligjin.Askush me dëshirë dhe vullnet nuk mund ti pezullojë ato por situata të caktuara mund të justifikojnë palët të gjejnë një gjuhë për të zbatuar ndryshe ligjin për të arritur në një konkluzion që çon ne zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese por kjo nënkupton një bashkëpunim të tillë që nuk del tej kornizave ligjore.Edhe shkeljet e tjera janë evidente. Shkeljet e Presidentit nuk janë të mjaftueshme për të justifikuar shkarkimin e tij.

Po cilat janë gjetjet e raportit 47 faqesh të PS-së?

Relatorja Klotilda Bushka bëri një përbledhjetë tyre për deputetët në Komision ku konkluzioni i tyre si për anulimin e 30qershorit si datë zgjedhjeve ashtu edhe për emërimet në Gjykatën Kushtetuese ështëse Presidenti ka kryer shkelje por pasojat e tyre nuk janë të atilla qëjustifikojnë kërkesën së deputetëve për shkarkimin e tij.

Bushka: Rezulton se kemi një shkelje të Presidentit sa i takon shfuqizimit të dekretit me të cilin caktohet data 30 qershor 2019 si datë për zgjedhjet vendore. Është analizuar gjithë praktika sa i takon arsyeve që shtyrja është kryer në bazë të fakteve të vëna në dijeni për efekt të cënimit të rendit dhe sigurisë publike dhe rezultuan që nuk janë të tilla që justifikojnë një veprim të shtyrjes së zgjedhjeve, gjithashtu nuk ka dhe një bazë ligjore për të kryer një veprim të tillë.

Këtu konsiderohet shkelje dhe ndërhyrje e Presidentit. Është gjithashtu një konkluzion që arrihet edhe në përputhje me rezultatet që nxjerr Komisioni i Venecias në opinionin e vitit 2019 ku përcakton qartë se nuk ka pasur një bazë ligjore për shtyrjen e zgjedhjeve apo anulimin e  tyre dhe arsyet e sigurisë kombëtare janë të tilla që janë të normuara në ligj dhe kanë procedura sesi veprohet në këto raste.

Me shtyrjen apo anulimin e datës së zgjedhjeve është cënuar e drejta për të zgjedhur sepse edhe sipas Venecias kemi një ndërhyrje në të drejtën për të zgjedhur, qytetarët votojnë me vullnet të lirë një herë në disa vite përfaqësuesit e tyre. Anulimi i datës së zgjedhjeve dhe lënia pa një datë e shkel këtë parim. Është cënuar e drejta e palëve për të zgjedhur.Edhe e drejta e ushtrimit të votës së lirë ka të bëjë me atë që nënkupton ushtrimin e  sovranitetit nga ana e popullit.

Kryerja e veprimeve për anulimin apo shtyrjen e datës së zgjedhjeve në kundërshtim me kompetencat kushtetuese dhe ligjore tej kriteve që përcakton ligji padiskutim që kanë cënuar edhe parimin e  të drejtës së popullit për të qenë sovran dhe për të ushtruar të drejtat e tij në këtë mënyrë.

Pasojat dhe serioziteti i shkeljeve

Bushka: Ne arrijmë në konkluzionin se ka pasur shkelje nga Presidenti sa i takon zgjedhjeve të qershorit 2019 në lidhje me anulimin e datës së zgjedhjeve. Rezulton se tensione ka pasur që vihen re nga numri i akteve të dhunës apo veprave penale të referuara në prokurori para nxjerrjes së dekretit për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit 2019 dhe pas kësaj periudhe.Tensionet janë mbajtur në kontroll nga forcat e  rendit dhe nuk ka pasur situata dhune të cilat ta nxirrnin procesin jashtë kontrollit. Zgjedhjet e 30 qershorit u realizuan pavarësisht këtyre situatave.

Qytetarët mundën të votonin, zgjedhjet u organizuan në mënyrë të qetë me ato tensione të menaxhueshme. Nuk erdhën pasoja thelbësore. Gjithësesi shkeljet qëndrojnë. Sa i takon kërkesës së 55 kolegëve deputetë që kjo është nga ato shkelje për të justifikuar shkarkimin e presidentit, sipas gjetjeve të hetimit rezulton se deputetët kanë të drejtë për shkeljet ashtu sikundër ka konfirmuar raporti i Venecias por këto shkelje nuk sollën pasojë përveç fatit të disa situatave tensionit.

KQZ mundi të realizojë një proces që arriti më në fund me konkludimin e tij të shpalljes së mandateve të kryetarëve të bashkisë dhe këshilltarëve bashkiakë. Zgjedhjet u vëzhguan nga OSBE-ODIHR. Bojkoti i partive politike nuk mund të justifikojë mosmbajtjen e zgjedhjeve.

A u cënua parimi i unitetit të popullit?

Bushka: Presidenti është përfaqësues i unitetit kombëtar dhe nuk duhet të mbajë anë. Analiza që i bën dekretit për anulimin e datës së zgjedhjeve është konsideruar si shkelje e parimit të unitetit të popullit sepse është një pabarazi në trajtimin e subjekteve që kanë ofertë politike për qytetarët.

Emërimet e gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese

Bushka: Në referim është marrë opinioni i Venecias i 2020. Rezulton se Presidenti nuk ka ushtruar në mënyrë të pavarur të drejtën e tij të emërimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese të dy vendeve të lira por ka pretenduar se duhet respektuar një radhë sipas të cilës Presidenti emëron një anëtar të Gjykatës Kushtetues, më tej Kuvendi zgjedh një anëtar e me radhë.

Veprimet e Presidentit sipas kësaj pike kanë sjellë si pasojë kalimin e afatit 30 ditor.Pasi ka kaluar ky afat dhe pasi Kuvendi ka zgjedhur dy anëtare, Presidenti ka vendosur emërimin e një kandidati tjetër i renditur i katërti në listën e KED dhe jashtë afatit 30 ditor të parashikuar në ligjin për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese.

 Presidenti nuk ka njohur kandidatin e parë të renditur në listën e KED që sipas ligjit konsiderohet i shpallur i emëruar dhe nuk ka organizuar ceremoninë e betimit kusht për fillimin e detyrës nga gjyqtari.Veprimet e Presidentit sipas deputetëve që kanë paraqitur kërkesën për shkarkimin e tij përbëjnë shkak për shkarkimin e Presidentit. Komisioni Hetimor ka arritur në konkluzionin se për këto çështje referencë duhet bërë në komisionin e Venecias.

https://youtu.be/xdnPIIh0pgo