Korçë, prangosen 2 persona, kaluan 8 emigrantë të paligjshëm në kufi
Transportonin 8 emigrantë të paligjshëm dhe nuk iu bindën urdhrit të policisë për të ndaluar, arrestohen në flagrancë 2 shtetas dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori i dyshuar i tyre në Korçë.
Këta persona u kanë dhënë ndihmë shtetasve tëhuaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.
“Strukturatpër Hetimin e Krimeve në DVP Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dheshërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, në vijim të operacionit policor tëkoduar "Perimetri", goditën një tjetër rast të veprimtarisë kriminalenë fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm tëkufirit, kundrejt fitimit, me qëllim dërgimin e tyre drejt vendeve të BE-së. Sirezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: K. P.,26 vjeç dhe B. B., 24 vjeç, banues në Tiranë, si edhe u shpall në kërkimshtetasi K. Gj., 27 vjeç, banues në Rrëshen.” –njofton policia.
Këta persona janë konstatuar nga policia nëaksin rrugor Maliq-Lozhan, me dy automjete tip "Benz", me të cilët potransportonin kundrejt fitimit në drejtim të Tiranës, 8 emigrantë tëpaligjshëm.
Gjatë ndjekjes, këta shtetas nuk iu bindënurdhrit të policisë për të ndaluar, por më pas dy prej tyre u kapën eneutralizuan.
Materialet i kaluan Prokurorisë të RrethitGjyqësor Korçë për veprat penale "Ndihma për kalim të paligjshëm tëkufijve, kryer në bashkëpunim" dhe "Mosbindja ndaj urdhrit tëpunonjësit të policisë së rendit publik".