Sot ceremonia e varrimit të 16 vjeçares shqiptare, ja çfarë dëshmoi polici grek për lidhjen intime
Rasti i vdekjes së 16-vjeçares vazhdon në pritje të konkluzionit të autopsisë që do të kryhet sot në Larisa të Greqisë dhe me hetimin që po vijon për ngjarjen e rëndë
Trikalavoice.gr raporton se sot do të bëhet ceremonia e varrimit të Maria Hysenit, e cila u gjet e vdekur të mërkurën në Larisa.
Sipas zhvillimeve më të reja, avokati ifamiljes konfirmoi që një oficer policie ka pranuar se ka takuar 16-vjeçaren,por thekson se pas takimit ai e ktheu vajzën në banesë. Polici dyshohet se kaardhur nga Athina.
26-vjeçari dëshmoi se kur 16-vjeçarja ishte mirë dhe nuk tregoi asnjëshenjë shqetësimi. Ai deklaroi se përvdekjen e vajzës, u informua të nesërmen nga mediat.
Në të njëjtën kohë, motra e 16-vjeçaresdëshmoi se, të martën në mbrëmje, vajza adoleshente kishte një takim me26-vjeçarin në sheshin qendror të Trikalas. Sipas saj, në videot që i treguanasaj nga policia, ajo pa që motra e saj po dilte nga makina e tij dhe poshkonte vetëm në kodrën e Profitis Ilias, ku u gjet e vdekur disa orë më vonë.