Dita e katërt në Hagë, vazhdon edhe sot intervistimi i Thaçit

Presidenti i vendit Hashim Thaçi edhe gjatë ditës së sotme do tëintervistohet nga Zyra e Prokurorisë së Specializuar në Hagë.

Ai për tri ditë rresht është intervistuar nga 6 orë, teksa tëmartën dhe të mërkurën nuk u prononcua për media.

Thaçi është paraqitur në Hagë me ftesë të Prokurorit tëSpecializuar.

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka njoftuar muajin e kaluar semë 24 prill ka propozuar një aktakuzë për kinse krime lufte dhe krime kundërnjerëzimit kundër presidentit Thaçi, kryetarit të Partisë Demokratike tëKosovës, Kadri Veseli, dhe disa të tjerëve, emrat e të cilëve nuk janë bërëpublikë.

Pas intervistimit të hënën, në ditën e parë, Thaçi ka thënë seështë diskutuar për “çështje sqaruese, teknike” dhe për interesimin eprokurorëve për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”.

Të martën, Thaçi nuk është deklaruar për media.

Aktakuza e paraqitur ka kaluar tani në duart e gjykatësit tëprocedurës paraprake, i cili ka maksimum gjashtë muaj kohë, nga muaji prill,për ta konfirmuar ose hedhur poshtë.

Thaçi ka thënë më herët se do të japë dorëheqje nga posti ipresidentit, nëse aktakuza kundër tij konfirmohet.