Zgjedhjet në Maqedoni, Hoti: Urime shqiptarëve, së shpejti mbledhje e përbashkët me qeverinë e re
Kryeministrii Kosovës Avdullah Hoti, ka përgëzuar përmbylljen me sukses të zgjedhjeveparlamentare në Maqedoninë e Veriut.
Përmesnjë postimi në Facebok, Hoti shkruan se pret që së shpejti të mbahet njëmbledhje e përbashkët me qeverinë e re, dhe uroi shqiptarët për numrin rekordtë deputetëve.
Postimi i Hotit në Facebook
Përgëzime për përmbylljen me sukses të zgjedhjeve parlamentare në Maqedoninë e Veriut.
Presim që shpejt të punojmë me Qeverinë e re që do të formohet në Shkup, duke nisur nga një mbledhje e përbashkët për të shqyrtuar thellimin e bashkëpunimit në mes të dy vendeve tona.
Urime shqiptarëve për numrin rekord të deputetëve në Kuvend.
Nga përpunimi i 93.96 për qind të vendvotimeve, LSDM-ja e udhëhequr nga Zoran Zaev ka fituar 36.13% e pasuar nga VMRO DPMNE e Hristijan Mickovskit me 34.65%.
Nga partitë shqiptare, sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror Zgjedhor, BDI ka siguruar 11.57 për qind të votave kurse opozita e drejtuar nga koalicioni Aleanca dhe Alternativa kanë marrë 8.79 për qind të votave. Partia e krahut të majtë “Levica”, ka fituar 3.96% për qind të votave, ndërsa Partia Demokratike Shqiptare e Menduh Thaçit 1.48% për qind.