Zaev shpall fitoren e zgjedhjeve, sukses edhe për shqiptarët me 29 deputetë në Kuvend

KomisioniShtetëror i Zgjedhjeve pritet t’i njoftojë të dhënat e para jozyrtare gjatëditës së enjte.

LidhjaSocial Demokrate shpalli fitoren në zgjedhjet e së mërkurës. Ndonëse KomisioniShtetëror i Zgjedhjeve ende nuk ka përfunduar me përpunimin e rezultateve ngatë gjitha qendrat e votimit, LSDM-ja bëri të ditur pak para orës 2 të mëngjesit(me orën lokale)rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Nënjë konferencë shtypi zoti Zaev tha se partia e tij korri sukses; “Koalicioni “MUNDEMI” është fitues i zgjedhjevedhe vullneti i popullit u konfirmua për një të ardhme të sigurt, patriotizëmekonomik, shtet të së drejtës. Rruga përpara u konfirmua. Rrezikut i thamë JO”,u shpreh Zaev. Ai i quajti zgjedhjetshembullore, të qeta, me dinjitet të lira, demokratike e të sigurta. “Qytetarët i njohën vlerat e vërteta; na dhanëbesimin. Koncepti integrimit e mundi konceptin e izolimit”,tha Zoran Zaev.

KomisioniShtetërorë i Zgjedhjeve njofton se nga përpunimi i rezultateve të 93.96% tëvotave, koalicioni “Mundemi” i udhëhequr nga LSDM-ja prin me 36.13 për qind,VMRO-DPMNE me 34.65 për qind, BDI me 11.57 për qind, dhe koalicioni ASH-Alternativa me 8.79 për qind. Partia e Majta ka 3,96 për qind, PDSH 1.48 përqind dhe Integra 1.33 për qind.

Nga numri i votave të përpunuara deri tani dhe të shndërruara në mandate del se LSDM dhe koalicioni “Mundemi” kanë fituar 46 mandate, VMRO-DPMNE-ja 44 mandate, BDI-ja 16 mandate, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa 12 mandate, PDSH një mandat dhe Levica një mandat. Këto janë të dhëna nga ueb faqja e KSHZ-së.