Zgjedhjet në Maqedoni, Ndrenika: Shqiptarët mund të marrin shumë vota por nuk bëjnë asgjë për të ndryshuar situatën

Rezultatetparaprake të zgjedhjeve në Maqedoni duket se kanë nxjerrë fitues sërish ZoranZaev ku ky i fundit e shpalli fitoren në zgjedhjet e së mërkurës.

Ndërsanë rradhët e shqiptarëve BDI-ja mori 16 mandate, Aleanca për Shqiptarët dheAlternativa 12 mandate, PDSH një mandat dhe Levica një mandat.

Përanalistin Denion Ndrenika këto rezultate ishin të pritshme, duke u shprehur sesërish gjendja e shqiptarëve në Maqedoni nuk do të ndryshojë.

Nënjë intervistë për Ora Neës, ai shprehet se shqiptarët mund të marrin shumëvota, por nuk bëhet asgjë për të ndryshuar problematikat sociale të këtijminoriteti.

Ndrenika: Për mua rezultati ka qenë i pritshëm. Nuk besoj që gjendja e shqiptarëvenë Maqedoni do të ndryshojë. Kjo për disa arsye por kryesore mbetet ai itrajtimit diskriminues i shqiptarëve të Shqipërisë lindore në shtetin emaqedonasve. Përdor këto terma sepse ai nuk ka qenë kurrë shtet i shqiptarëve.Në referendumin e vitit 92', shqiptarët kanë qenë të përjashtuar, tjetër gjë qëthonë se nuk morën pjesë por ato kanë qenë të përjashtuar. Kërkesa bazë e tyreka qenë më normalja dhe më njerëzorja, që të njiheshin si komb shtetformues. Ështëe paarsyeshme të thuash që shqiptarët janë në një gjendje më të mirë sa për sye faqe sepse marrin kaq deputetë.

Ato mund të marrin edhe mëshumë deputetë por problemi është që çfarë bëjnë ato me votat. A do jenë të lirëqë mbi bazën e shprehjes së vullnetit dhe mbështetjes që kanë marrë tekpopullata shqiptare për të përmirësuar gjendjen e tyre. Është treguar qartësishtqë ata nuk kanë mundur ta bëjnë këta. Marrëveshja e Ohrit të vitit 2001, me tëvërtetë mbylli një luftë, sot e kësaj dite ajo marrëveshje nuk është e formësuar.Nuk kam ndonjë shpresë që si me 12 e si me 15, BDI apo edhe 32 të bëjnë tëgjitha bashkë, ato do të ndryshojnë diçka. Që të ndryshojë, duhet që pala tjetërqë është në shumicë të të respektojë. Ata nuk e bënë. Kujtojmë që kur u bënëbisedimet për ndryshimin e emrit, idetë e shqiptarëve nuk u morën për bazë.

Ndrenikagjithashtu shprehet se një pjesë e fajit rëndon mbi palën maqedonase pasi këtotë fundit nuk krijojnë hapësirë dhe një barazi institucionale për shqiptarët.

Aithotë se popullata ka nevojë për një udhëheqje me mendësi të re në mënyrë qët'i bëjë bashkë të gjithë shqiptarët.

Ndrenika: Faji është i maqedonasve pasi hapësira që krijojnë ata për shqiptarët ështëthuajse zero. Nëse ti e njeh si të barabartë grupin tjetër etnik. Kur të krijoshnjë barazi institucionale. Janë 18 vite rradhazi që përveçse i ka dhënë disanumra vota më shumë BDI-së, nuk ka bërë ndryshime të situatës së shqiptarëve nëterren. Kjo për mua mbetet problematika kryesore pasi pala maqedonase janë përjashtues.Ne kemi pasur zgjedhjet e kaluara edhe me ndikimin e Tiranës që shqiptarët të bëheshinbashkë. Rezultati tregoi që ata u ndanë. Pati deputetë shqiptarë që u zgjodhënpër forcën maqedonase dhe kjo ishte befasi. Nuk e gjej të kuptueshme se pseduhet të bëhesh me maqedonasit kur ata të mbyll të gjitha hapësirat në jetënshoqërore e kulturore. Ndoshta struktura e popullatës ka nevojë për një udhëheqjetë re, pra për një frymë dhe një mendësi të re që t'i bëjë bashkë të gjithëshqiptarët.