Përfundon dita e katërt e intervistimit të Presidentit Thaçi në Hagë
Ka përfunduar dhe intervista në ditën e katërt tëPresidentit Thaçi në Hagë.
Intervista e kreut të shtetit të Kosovës filloi ditën esotme (16 korrik) rreth orës 16:00.
Nuk bëhen të ditura detaje nga intervista e sotme.
Pas intervistimit të hënën, në ditën e parë, Thaçi ka thënëse është diskutuar për “çështje sqaruese, teknike” dhe për interesimin eprokurorëve për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”.
Të martën, Thaçi nuk është deklaruar për media.
Zyra e Prokurorit të Specializuar ka njoftuar muajin ekaluar se më 24 prill ka propozuar një aktakuzë për kinse krime lufte dhe krimekundër njerëzimit kundër presidentit Thaçi, kryetarit të Partisë Demokratike tëKosovës, Kadri Veseli, dhe disa të tjerëve, emrat e të cilëve nuk janë bërëpublikë.
Aktakuza e paraqitur ka kaluar tani në duart e gjykatësit tëprocedurës paraprake, i cili ka maksimum gjashtë muaj kohë, nga muaji prill,për ta konfirmuar ose hedhur poshtë.
Thaçi ka thënë më herët se do të japë dorëheqje nga posti ipresidentit, nëse aktakuza kundër tij konfirmohet.