Zgjedhjet në Maqedoni, Çejku: Politikbërësit shqiptar të marrin mësim në realizimin e procesit
Rezultatetparaprake të zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut duket se kanë nxjerrë fituesLSDM me 46 deputetë e cila më pas ndiqet nga VMRO me 44.
Ndërkohë qënë rradhët e shqiptarëve ka fituar BDI me 15 deputetë e ndjekur nga Aleanca përShqiptarët dhe Alternativa me 12 deputetë.
Përsa ipërket të gjithë procesit të zhvilluar, diplomati Arben Çejku i sheh këtozgjedhje si një formë mesazhi për politikën shqiptare.
Në një intervistë për Ora News ai thotë se politikbërësit shqiptarë duhet të marrin shembull pasi Maqedonia dëshmoi se kriza mund të zgjidhet me anë të zgjedhjeve.
Arben Çejku: Maqedonia kaloi një test të rëndësishëm në një situatë të vështirë dukerealizuar zgjedhje brenda kornizave demokratike dhe duke zgjidhur krizënpolitike. Maqedonia hyri në një periudhë me qeveri teknike ku mund të moskishin edhe fare zgjedhje. Kjo tregoi që Maqedonia dhe faktorët atje, si edhefaktori shqiptar u ballafaquan me sfidat. Leksioni i parë që vjen nga vendifqinj është zgjidhja e krizës me anë të zgjedhjeve dhe e dyta, duke qenë se nëShqipëri jemi prag zgjedhjesh, të na shërbejë dhe ne vetë si mësim nga ana erealizimit të procesit zgjedhor. E gjithë kjo duhet të lexohet edhe nga politikbërësit nëShqipëri. Së treti kjo është një fitore emadhe për përfaqësimin politik shqiptar, por kjo është vetëm gjysma. Gjysmatjetër mbetet në mënyrën se si këto do ta menaxhojnë këtë fitore në funksion tëpërfaqësimit më të mirë të interesave të shqiptarëve.
Ndërsa përfitoren e Zoran Zaev përmes koalicionit "Mundemi" me partinëshqiptare Besa, Çejku u shpreh se partia tjetër, VMRO doli më e fituar.
Kjo sepsesipas tij, VMRO i mori e vetme 44 mandate pa arritur një koalicion. Çejkushprehet se kjo tregon se ka rënë ndjeshëm mbështetja ndaj Zaevit.
Çejku: Zaevka një fitore politike me 46 deputetë ndërkohë që krahu tjetër, VMRO ka 44deputetë. Por mendoj që VMRO duket më e fituar për shkak se votat e saj janëvetëm tek maqedonasit ndërkohë që votat e LSDM janë vota të marra me mbështetjetë shqiptarëve përmes partisë "Besa" dhe disa deputetë të tjerë. Kanjë rënie drastike të mbështetjes ndaj Zaev nga kampi shqiptar. Në zgjedhjet e2016 kujtojmë një votë shqiptare që kalonte 60 mijë por tani është një numërshumë i kufizuar. Ajo votë ka kaluar tashmë tek Aleanca e BDI-ja.
Intervista në studio megazetaren Matilda Mcini, përgatiti për online Endi Mullaj