Takimi i radhës Kosovë-Serbi do të mbahet në shtator
Takimi i radhës i nivelit tëlartë mes Kosovës dhe Serbisë do të mbahet në muajin shtator.
Një fakt të tillë e bëri medije dje i dërguari i posaçëm i BE-së për bisedimet Kosovë – Serbi dhe çështjetjera të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, në mbyllje të takimit tëkryeministrit Hoti dhe Presidentit Vuçiç në Bruksel.
Ai e vlerësoi me rëndësitakimin dhe përkushtimin e të dy udhëheqësve që bisedimet të intensifikohen nënivel ekspertësh që nga java e ardhshme.
Pas takimit kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, tha seçështja e të zhdukurve dhe zhvillimi ekonomik ishin temat kryesore të takimit.Ai shprehu besimin se “është shënuar përparim edhe tek tema e zhvillimitekonomik, detajet e të cilave do t’i merrni vesh ditëve në vijim”.
Ai tha se synimi i qartë i këtij procesi “është njohjareciproke dhe normalizimi i marrëdhënieve në mes të dy vendeve”.
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se kryeministriHoti kërkoi “hapjen e arkivave të policisë serbe dhe në atëherë kërkuan që tëhapen arkivat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”. Ai tha se bisedimet përpersonat e zhdukur dhe të zhvendosur do të diskutohet të mërkurën e ardhshme nënivelin teknik.
Ai tha se bisedimet do të jenë të vështira sepse Serbia nukbisedon vetëm me shqiptarët por edhe me BE-në dhe vendet më të fuqishmeevropiane.
Tamikimi i të enjtes nëBruksel pasoi një video-konferencë që u mbajt të dielën me të cilën ushënua edhe rifillimi i bisedimeve të pezulluara që nga vjeshta e vitit 2018.
Plani për rifillimin e bisedimevetë ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian u publikua pak ditë pasi që Prokuroriae Posaçme për Kosovën me seli në Hagë, publikoi njoftimin për ngritjen eakuzave ende të pakonfirmuara ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhekryetarit të Partisë Demokratike, Kadri Veseli, si të dyshuar për krime kundërnjerëzimit dhe krime lufte.
Publikimi i akuzave bëri që të dështojnë planet për njëtakim Kosovë-Serbi në Shtëpinë e Bardhë me 27 qershor, me ndërmjetësimin eambasadorit Richard Grenell, i dërguar i posaçëm i presidentit Donald Trump përbisedimet e paqes Kosovë – Serbi.
Bisedimet Kosovë – Serbi të ndërmjetësuara nga BE-ja qëfilluan në vitin 2011 siguruan një varg marrëveshjesh, një pjesë e madhe e tëcilave nuk janë zbatuar kurrë.