Infektohet me koronavirus kryeministri i Republikës Serbe
Kryeministri i Republikës Serbe në Bosnje dhe Hercegovinë(RS), Radovan Vishkoviç është infektuar me koronavirusin e ri, që e shkaktonsëmundjen COVID-19.
Ai u testua në Qendrën Klinike Universitare të RepublikësSerbe, dhe rezultati i testit tregoi praninë e koronavirusit (SARS-CoV-2),njoftoi Qeveria e Republikës Serbe.
"Puna e mëtejshme e Kabinetit të Kryeministrit dheanëtarëve të Qeverisë do të organizohet sipas rekomandimeve të Institutit përShëndet Publik dhe shërbimeve epidemiologjike", thuhet në deklaratë.
Më 13 korrik, edhe kryeministri i Federatës së Bosnjës dheHercegovinës, Fadil Novaliç, ka dalë pozitiv në testin e koronavirusit.
Ai u shtrua në spital në Sarajevë, për shkak të pneumonisë.
Në 24 orët e fundit, sipas të dhënave të institucioneveshëndetësore, në Bosnje dhe Hercegovinë kanë vdekur katër persona, ndërsa 223janë infektuar me koronavirusin e ri.