Harxhi: Marrëdhëniet nuk normalizohen, Kosova dhe Serbia të diskutojnë njohjen reciproke
Ditën e sotme (16 korrik), në Bruksel u takua kryeministrii Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në kuadërtë dialogut që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.
Kryeministri Hoti tha se u bë progresm ndërsapresidenti Vuçiç tha se diskutimi teknik do vijojë më 22 korrik.
Për ish-zv.Ministren e Integrimit Edit Harxhi,marrëdhienet mids Kosovës dhe Serbisë nuk normalizohen.
Në një lidhje përmes Skype për RTV Ora, ajo tha se ështëmomenti që të dyja vendet të diskutojnë në mënyrë të drejpërdrejtë njohjen.
Edit Harxhi: ''Unë nuk besoj në normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë. Marrëdhëniet nuk normalizohen. Ka ardhur momenti që Kosova dhe Serbia të diskutojnë në mënyrë të drejpërdrejtë njohjen. Çështjet e normalizmit, aspektet teknike të tjera, siç janë edhe ato ekonomike siç ka përmendur kryeministri Hoti sot, janë zhvilluar nga Edita Tahiri dhe nga delegacionet e mëparshme 7 vite rresht. Nuk mendoj se ka regres sepse çdo takim është shumë rëndësishë, shumë pozitiv. Mendoj se ishte një arritje e mirë. Po të shikoni deklaratën e Borrell, ai ka evidentuar diçka. Ai thotë që me këtë do provohet që dialogu kthehet përsëri dhe ai mund të ndërmjetësohet nga BE, duke aluduar që nuk do ishin fuqitë e tjera që do ta ndërmjetësonin këtë lloj dialogu.''
Sipas Harxhit, shihet përsëri një rivalitet midis BEdhe SHBA, por ajo mendon se faktori amerikan duhet të jetë prezent në dialogdhe në momentin e njohjes së Kosovës nga Serbia.
Edit Harxhi: ''Përsëri ka një lloj rivaliteti midis BE dhe SHBA. Do duhet të kishte prani amerikane, njohja reciproke e Kosovës nga ana e Serbisë, nuk mund të vijë pa Shtetet e Bashkuara në tryezë. Ata duhet ta kishin lidershipin për dialogun, natyrisht edhe me BE. Amerikanët kanë mënyra të tjera, kanë dhe një angazhim tjetër në Ballkan. Do të ishte më mirë për mua që të drejtohej nga Shtetet e Baskuara të Amerikës dhe besoj se nuk ishte një fillim i mbarë.''
Intervistoi në studio Beti Njuma, përgatiti për online Renato Çaushi.
Vuçiç: Dialogu do të vazhdojë në nivelin teknik më 22 korrik
Lajçak: Takimi i rradhës Hoti-Vuçiç në fillim të shtatorit