Dita e tretë e intervistimit të presidentit Thaçi në Hagë
Intervistimi i presidentit tëKosovës, Hashim Thaçi nga Zyra e Prokurorisë së Specializuar do të vazhdojëedhe gjatë ditës së sotme, duke filluar nga ora 13:00.
Rreth12 orë brenda dy ditësh, presidenti i vendit Hashim Thaçi është intervistuarnga Dhomat e Specializuara në Hagë.
Përdallim nga dita e hënë kur Thaçi pas intervistimit 6 orësh dha një deklaratë tëshkurtër për media, mbrëmë ai nuk u deklaruar fare.
Endenuk dihet se si ka shkuar intervistimi përveç që mësohet se do të vazhdojë edhegjatë ditës së sotme.
Më 24 qershor, Zyra e Prokurorit të Specializuar njoftoi semë 24 prill ka bërë një propozim-aktakuzë për krime të supozuara lufte dhekrime kundër njerëzimit kundër presidentit Thaçi, kryetarit të PartisëDemokratike të Kosovës, Kadri Veseli, dhe disa të tjerëve, emrat e të cilëvenuk janë bërë publikë.
Thaçi më herët ka deklaruar se do të japë dorëheqje ngaposti i presidentit, nëse aktakuza kundër tij konfirmohet.
Gjykatësi i procedurës paraprake ka maksimum gjashtë muajkohë, nga muaji prill, për të konfirmuar ose hedhur poshtë aktakuzën.