Maqedonia e Veriut voton për të zgjedhur Kuvendin e katër viteve të ardhshme

Maqedonia e Veriut po mbansot zgjedhjet e dhjeta parlamentare dhe të pestat të parakohshme.

Tëdrejtën e votës kanë 1 milion 814 mijë e 613 qytetarë të rritur, të cilët do tëvotojnë në 3,480 vendvotime

Këto zgjedhje janë shumë tëveçanta për shkakun e pandemisë globale COVID-19 dhe kjo ishte arsyeja se pse umbajtën për tre ditë me radhë që prej të hënës në varësi të kategorive tëndryshme.

Ditae sotme e zgjedhjeve do të zgjasë dy orë më shumë se zakonisht dhe nuk ështëditë pune.

Vendvotimetjanë hapur në 7 të mëngjesit dhe votimi përfundon në 21:00. 

Janë15 parti politike dhe koalicione që garojnë në këto zgjedhje me gjithsej 1.578kandidatë. 

Ngakëto, sipas statistikave të SEC, 675 (42.78%) janë gra dhe 903 (57.22%) janëburra.

Zgjedhjete parakohshme parlamentare në Maqedoni ishin caktuar për 12 Prill, por përshkak të pandemisë koronavirus dhe gjendjes së jashtëzakonshme u shtynë me njëdekret me fuqi ligjore dhe me vendim të KSHZ-së. Pastaj, në njëmarrëveshje midis partive politike, u zgjodh data 15 korrik.

Këtozgjedhjet po zhvillohen në një situatë ku vendi prej javësh raporton numra tre-shifrorëme koronavirus.

Sidoqoftë,prej shkurtit Maqedonia është pa Kuvend dhe drejtohet nga një qeveri teknike,detyra kryesore e së cilës sipas Marrëveshjes së Przinit, ishte të organizontezgjedhje të ndershme dhe demokratike.