Thaçi në Hagë, Gashi: Tashmë është thuajse jashtë skenës politike

Presidenti Hashim Thaçi u paraqit për të dytënditë rresht në prokurorinë speciale në Hagë sot për tu pyetur nga prokurorispecial për aktakuzat e ngritura ndaj ti.

Pas seancës së djeshme 7 orëshe ku u shpreh seu bënë vetëm shkëmbime teknikalitetesh mes avokatit dhe prokurorit, Thaçi u futsot rreth orës 13:00 por pas përfundimit ai nuk është prononcuar për mediat.

Në një intervistë për RTV Ora, avokati TomGashi u shpreh se Presidenti Thaçi është me një "këmbë" jashtë skenëspolitike pavarësisht se ai nuk do që të lëshojë postin e tij.

Tom Gashi: Politisht Hashim Thaçi ështëthuajse jashtë skenës politike. Në të mirë të shtetit të Kosovës duhej që ai tëjepte dorëheqje. Llogaritjet politike janë për ata që e mbështesin si dhe përvetë Thaçin derisa të gjendet personi adekuat dhe i përshtatshëm për ta. Nëasnjë variant të mundshëm Thaçi nuk do ta dorëzojë postin e tij edhe pse ështëi ftuar si i dyshimtë për krime shumë të rënda. Askush nga ne nuk do që atoakuza të vërtetohen. Haptazi Hashim Thaçi po jep sinjale që nuk do që ta dorëzojëpostin e tij sepse në bazë të Kushtetutës së Kosovës, në momentin që ai jep dorëheqje,do ta ushtrojë funksionin e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani si kryetare eParlamentit të Kosovës.

Ndërkohë që PDK është shprehur se ende nuk kanjë ftesë ndaj Kadri Veseli për tu intervistuar, Gashi u shpreh se ai ka qenë mëparë në Hagë.

Gashi: Kadri Veseli ka qenë më herët iintervistuar teksa mbetet e paqartë sepse Hashim Thaçi ka mohuar që të jetëintervistuar atje. Intervistimi i tij është bërë pa marrë parasysh që shumicaprej ish komandantëve të UÇK-së janë mbrojtur me termin juridik "nëheshtje". Ata kanë shfrytëzuar të drejtën ligjore për të mos folurrespektivisht e tu përgjigjen pyetjeve të prokurorit special në Hagë. Mendoj qëështë një taktikë e mirë juridike por tashmë gjithçka po bie në ujë pasi këtakanë qenë zyrtarë të shtetit të Kosovës në vitin 2015 dhe është bërë njëpresion i paparë deputetëve të Kosovës për ta votuar këtë gjykatë mepretendimin se do ta pastrojë luftën e UÇK-së. Mendoj që ka qenë gabim pasiKosova nuk duhej ta kishte votuar kurrë këtë gjykatë.