Zgjedhjet në Maqedoni, analistët: Fitorja e Zaevit do të përmirësojë stabilitetin e rajonit

Sot është dita e fundit e zgjedhjeve të parakohshmeparlamentare në Maqedoninë Veriore. Sondazhet tregojnë një fitore të ngushtë tëLidhjes Socialdemokrate, partisë së ish-kryeministrit Zeran Zaev. Analistëtbesojnë se fitorja e Zaevit do të ndikojnë stabilitetin e mbarë rajonit.

Në Maqedoninë Veriore votohet në zgjedhjet e parakohshmeparlamentare të cilat shihen si kyç për të ardhmen europiane të vendit.Sondazhet nxjerrin një rezultat të ngushtë të partisë në pushtet pro europianesocial demokrate dhe partisë kryesore opozitare që mban një linjë nacionaliste.

Votimi duhet të ishte zhvilluar në prill, por u shty përshkak të pandemisë së koronavirusit.

Parlamenti u shpërnda në shkurt pas dorëheqjes sëkryeministrit Zoran Zaev pak pasi Bashkimi Europian vendosi të shtyjë vendiminpër fillimin e bisedimeve të pranimit.

Një sondazh i fundit tregon fitoren e ngushtë të partisë sëzotit Zaev, Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë ndërsa një tjetër nxjerr sifituese partinë nacionaliste opozitare VMRO-DPMNE, të drejtuar nga HristijanMickoski.

Të dyja sondazhet u japin partive një mbështetje elektoratiprej më pak se 25%, që do të thotë se do t’u duhet të bashkëpunojnë me parti tëtjera për të formuar qeverinë.

Zoti Zaev arriti një marrëveshje të jashtëzakonshme meGreqinë që detyroi vendin të ndryshojë emrin, por i hapi rrugën për t’uanëtarësuar në NATO dhe fillimin e bisedimeve të pranimit me Bashkimin Europian.

Nga ana tjetër, opozita e VMRO-së e kundërshton emrin e riMaqedonia e Veriut dhe gjithashtu e akuzon Zaev-in për korrupsion.

Vetë qytetarët janë skeptikë për të dyja palët. "Nuk edi çfarë të pres nga këto zgjedhje. Kjo pandemi ka sjellë shumë probleme, shpresojtë zgjidhet shpejt," thotë votuesja Rozmari Markulova.

"Ka shumë gjëra që politikanët duhet të bëjnë. Por nëfund do të shohim se çfarë premtimesh do të mbajnë. Të gjithë premtojmë diçka,por le të shohim," thotë Ilija, një tjetër votues.

Analistët besojnë se fitorja e Lidhjes Socialdemokrate tëMaqedonisë mund të nxisë të ardhmen europiane të vendit dhe shtojëqëndrueshmërinë e të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Në këto zgjedhje për herë të parë që nga pavarësia eMaqedonisë së Veriut në vitin 1991, u krijua një koalicion parazgjedhor midisnjë partie maqedonase dhe një partie nga blloku shqiptar. LSDM dhe Lëvizja Besagarojnë së bashku në këto zgjedhje.

Bashkimi Demokratik për Integrim në këto zgjedhje doli meidenë e një kryeministri të parë shqiptar ndërsa opozita shqiptare doli memoton “Tash është koha për ndryshim”.