Spital i dytë për Covid në Kosovë, luftës për koronavirusin i bashkohen 50 mjekë dhe 62 infermierë
Në Klinikën Infektive në Prishtinë janë të shtruar 96 pacientë të prekur me koronavirus dhe 60% e tyre janë me oksigjenoterapi. Ndërsa në gjendje kritike janë aktualisht pesë pacientë që po qëndrojnë në mjekim intensiv. Klinikave Covid në QKUK do t’u shtohet edhe ajo e Neurologjisë ku njëri i kat i saj me 60 shtretër do të jetë në dispozicion për pacientët e prekur me këtë virus. Gjithashtu, Spitali i Vushtrisë do të jetë në dispozicion vetëm për pacientët e prekur me Covid-19.
Këto janë bërë të ditura në konferencënqë ka mbajtur ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj sot në oborrin e KlinikësInfektive, ku ka bërë të ditur se 50 mjekë dhe 62 infermierë i janë bashkuarsot stafit mjekësor në luftën me pandeminë.
“Bashkë me ne sot janë 50 profesionistë,8 laborantë kanë filluar në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik, 4mikrobiologë, 20 inspektorë dje vetëm kanë startuar me ekipet monitoruese ezbatuese të ligjit dhe sot gjatë ditës do të shpërndahen edhe 50 mjekë dhe 62infermierë sipas kërkesave dhe nevojave që janë akoma në rritje”, tha Zemaj.
Zemaj tha se ky nuk do të jetë angazhimii fundit në këtë drejtim, sipas tij do të shikohen mundësitë buxhetore që tëangazhojnë personel shtesë në mënyrë që të mbulohen të gjitha nevojat.
“Në proces e sipër është edhe angazhimii 100 infermierëve për Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe kjo besoj qëdo të jetë kapaciteti ynë i arritshëm, së paku këta njerëz që janë duke punuarnga 24 orë pa ndërpre mos të kenë ndonjë problematikë gjatë ushtrimit të punësprofesionale, të ndershme e mbi të gjitha të mundimshme çfarë e bëjnë nëluftimin e kësaj pandemie”, shtoi ai.
Ndërsa drejtoresha e Klinikës Infektive, Lendita Ajazaj-Berishanjoftoi për numrin e pacientëve të shtrirë në këtë klinikë dhe gjendjen e tyre.
“Ne sot në Klinikën Infektive, gjithsejnë raportin e mëngjesit kanë qenë 96 pacientë të cilët kanë qenë tëhospitalizuar Covid pozitiv, 60% e tyre janë në oksigjenoterapi ndërsa nëmjekimin intensiv janë pesë pacientë të cilët janë në gjendje kritike. Ajo çkamund të them është se për ne si profesionistë shëndetësorë është shumëshqetësuese ardhja e formave të rënda të sëmundjes dhe pacientëve që janë Covidpozitiv të cilët konfirmohen qoftë në teren, apo edhe qëndrojnë në shtëpi. Andajduhet vazhdimisht të jemi të kujdesshëm, ta ruajmë shëndetin tonë dhe shëndetine të tjerëve dhe të afërmeve tonë”, tha ajo.
E drejtori i Përgjithshëm i ShSKUK-së,Valbon Krasniqi bëri të ditur se një kat i Klinikës së Neurologjisë do të jetënë dispozicion për pacientët me Covid-19, dhe se Spitali i Vushtrrisë do tëshndërrohet në Spital Covid.
“Ne qysh dje kemi marrë vendim që edheKlinika e Neurologjisë, njëri kat i saj me kapacitet prej 60 shtretërve t’ishtohet këtij destinimi, për shkak se Klinika Infektive dhe Klinika ePomologjisë janë pothuajse të mbushura me pacientë, do t’i kemi në dispozicionkëto kapacitete të shtretërve…. Sot kemi rreth 450 pacientë të shtrirë nëKlinikat Covid në QKUK dhe në spitalet rajonale që janë të dyshuar ose konfirmuarme Covid dhe që po marrin trajtim në këto momente…spitalin e Vushtrrisë do tashndërrojmë komplet në spital Covid, spitali i Vushtrrisë shumë shpejtë do tëpranojë pacientë nga qyteti i Mitrovicës dhe qyteti i Vushtrrisë dhe rrethinatpër të trajtuar këta pacientë”, tha ai.
Ndërsa qytetarët e Vushtrisë dhe vendevepërreth, që kanë nevojë për shërbime të tjera mjekësore do të drejtohen për nëspitalin e Mitrovicës.
Në Kosovë numri i personave të infektuarmë koronavius ka arritur në 5 mijë e 118.