Serbia siguroi dëshmitë kundër Thaçit? Gashi: Ja kemi bërë vetes, hapëm rrugën e "ferrit" dhe i lejuam ta bënin
Ish prokurori serb për krime lufte Vukçeviçdeklaroi dhe konfirmoi se Serbia siguroi dëshmitë kundër Hashim Thaçit dhe jadorëzuan Hagës.
I ftuar në RTV Ora, avokati Tom Gashi u shprehse e gjithë situata e krijuar në Kosovë me hetimin e Presidentit Thaçi përkrime lufte ka ardhur pikërisht nga vetë shteti.
Ai shprehet se nëpërmjet presioneve, Serbia kaarritur të bindë zyrtarë të lartë të shtetit për krijimin e kësaj gjykate, dukelejuar kështu prokurorët për krime lufte të Serbisë t'i përdorin këtodokumente.
Gashi shprehet se Kosova e ka hapur vetë rrugëne "ferrit".
Gashi: Besoj që të gjithë e dinë që tëgjitha krimet këtu i ka bërë Serbia. Duket se Serbia me presione të ndryshmejuridike dhe politike ka arritur që të bindë shtetet mike të Kosovës që tëbëjnë ato presion tek zyrtarë të lartë të Kosovës që të formohet kjo gjykatë. Përkëtë arsye thashë që nuk është dashur që të formohet një gjykatë ngainstitucionet e Kosovës e cila merret vetëm me krimet e pretenduara të kryerasipas tyre nga UÇK-ja.
Megjithëse kjo gjykatë është nacionale, nemund ta vajtojmë e të fajsojmë Serbinë sa të duam por deputetët e Kuvendit tëKosovës në vitin 2015 lejuan me këtë ligj që të përdoren edhe provat tësiguruara nga prokurorë për krimet e luftës të Serbisë dhe të institucioneve tëtjera të sigurisë. Është punë tjetër nëse gjykata do t'i pranojë këto por ne ikemi hapur rrugën e ferrit vetes. Mendoj se deputetët e kanë bërë këtë nëntrysni posaçërisht nga Hashim Thaçi që bënte presione të ndryshme. Është një çështjeqë ja kemi bërë vetë vetes.
Situata ështëjashtëzakonisht e dëmshme për Kosovën dhe ne do të përballemi me gjykatënspeciale për më shumë se 10 vite pasi raste të tilla të krimeve të luftëszgjasin shumë pasi ka shumë procedura. Ne shpresojmë që Thaçi dhe të tjerët tëlirohen. Ne kemi vetëm njoftimin për media që Thaçi, Veseli dhe 8 ushtarë tëUÇK-së janë të akuzuar. I bie që prokurori ka shfrytëzuar të drejtën për ta bërëpublike pa marrë parasysh që në të ardhmen do të vërtetohet se pse e ka bërë këtëkonkretisht.