Hoti-Vuçiç, ballë për ballë në sot Bruksel në 16:00
Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç takohen sot pasdite në Bruksel për të vazhduar procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve. Bisedimet do të ndërmjetësohen nga shefi i politikës së jashtme Josep Borrell dhe përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak.
Pas takimeve në distancë, takohen sot ballëpër ballë në Bruksel kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe presidenti iSerbisë Aleksandër Vuçiç në procesin e dialogut për normalizimin emarrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.
Ky është takimi i parë i drejtpërdrejtë ipërfaqësuesve të të dyja palëve që nga fundi i vitit 2018.
Bisedimet do të ndërmjetësohen nga shefi ipolitikës së jashtme të Bashkimit Europian, Josep Borrell, dhe përfaqësuesi iposaçëm i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak.
Bisedimet paraprake midis kryeministrit Hotidhe presidentit Vuçiç, me ndërmjetësimin e BE-së, filluan më 12 korrik në formatine video-konferencës.
Pas kësaj bisede, kryeministri Hoti tha sedialogu nuk ka alternativë tjetër dhe se vetëm përmes dialogut mund të zgjidhençështjet e hapura me Serbinë.
Dialogu u ndërpre në fund të vitit 2018, përshkak të një tarife doganore të vendosur nga qeveria e atëhershme e Kosovësndaj prodhimeve të importuara nga Serbia.
Tarifa doganore më vonë u zëvendësua me masareciprociteti, por këto të fundit u hoqën me ardhjen e qeverisë Hotit nëpushtet, për të mundësuar, siç u tha atëherë, vazhdimin e dialogut.