Hoti takon Varheleyi në Bruskel: Liberalizimi i vizave, nevojë urgjente

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ndodhet nëBruksel ku nesër (16 korrik), pritet të ketë takim të përbashkët me presidentine Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Sot kryeministri Hoti ka pasur disa takime mezyrtarë të Bashkimit Evropian, përfshirë edhe një takim me Komisionarin e BE-sëpër Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Verhelyi.

Përveç çështjes së dialogut me Serbinë, në këtotakime, është folur edhe për asistencën e BE-së në procesin e rimëkëmbjesekonomike si dhe në përballjen me pandeminë e COVID-19.

Përmes një postimi në Facebook, Hoti shprehet se ka theksuar nevojën urgjente për përmbylljen e këtij procesi, si një ndër çështjet më me rëndësi të Kosovës në raport me Bashkimin Evropian.

Postimi i Hotit në Facebook

Brenda pak ditësh, takova për të dytën herë Komisionerin e Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, z. Oliver Varhelyi, me të cilin biseduam për zhvillimet politike në vend, si dhe për procesin e rimëkëmbjes ekonomike pas përballjes me pandeminë COVID19, duke përfshirë këtu edhe bisedën për projektet e mëdha infrastrukturore, të cilat janë pjesë e pakos së rimëkëmbjes.

Temë kryesore e këtij takimi ishte procesi i liberalizimit të vizave, ku theksova nevojën urgjente për përmbylljen e këtij procesi, si një ndër çështjet më me rëndësi të Kosovës në raport me Bashkimin Evropian. Kosova dhe qytetarët e saj janë të përcaktuar në orientimin e tyre euroatlantik, prandaj është e rëndësishme që edhe Bashkimi Evropian të ndërmarrë hapat e nevojshëm, që të sigurohet lëvizja e lirë për qytetarët e Kosovës.

Në këtë takim u fol edhe për nevojën për strategji dhe protokolle të përbashkëta regjionale e evropiane për luftimin e pandemisë, ndërsa z. Varhelyi më siguroi se Kosova është dhe do të jetë pjesë e kësaj strategjie.''

Sipas njoftimeve nga BE-ja takimi Hoti-Vuçiç do të nisë të enjten në orët e pasdites.