Kryeministër shqiptar? Zeqiri: Nuk bëhet pa dakordësinë e palës maqedonase

Ditën e sotme Maqedonia e Veriut u futnë "fazën" e dytë të votimeve parlamentare ku si është lajmëruar edhemë herët votuan 3.138 persona me sëmundje tjera dhetë burgosurit.

Në një intervistë për Ora News, gazetari Arben Zeqiri komentoi mbi propozimin e BDI-së për zgjedhjen e një kryeministri të parë shqiptar.

Zeqiri u shpreh se kjo nuk mund të arrihetkurrë pa marrë më parë dakordësinë e palës maqedonase.

ArbenZeqiri: Nëpalën maqedonase janë ato më të mëdha tradicionale si dhe Liria Socialdemokratee Maqedonisë e cila për herë të parë garon me një parti shqiptare, LëvizjenBesa si dhe parti nga bashkësi të tjera etnike. Ka dhe parti të tjera më tëvogla maqedonase që janë kryesisht ato të ekstremit të djathtë që kanë dalëhapur tashmë dhe kundër ndryshimit të emrit, ndryshimeve kushtetuese por nukkanë gjasa të fitojnë. Në kampin shqiptar përveç Lëvizjes Besa që është nëkoalicion me Liria Socialdemokrate kemi dhe BDI dhe Aleanca për Shqiptarët dheAlternativa. Është një garë e ngushtë mes tyre.

Themkëtyre blloqeve pas shumë sondazheve të bëra nga agjenci të ndryshme të cilat inxjerrin këto dy kampe thuajse të barabartë. Diferencën do ta bëjë një numër ivogël votuesish. Mendoj se dallimi nuk do të jetë më shumë se sa 1 deputet përatë që do të votojë duke mos përjashtuar dhe numrin e barabartë të deputetëve.Fjalën e fundit do ta kenë votuesit. Kryefjala e këtyre zgjedhjeve janë drejtësiadhe ekonomia, për shkak të nivelit të lartë të korrupsionit të ish funksionarëvetë dyshuar si të përfshirë në këto afera. Në këto zgjedhje nuk ka munguar dhe teorikafolkloriste. BDI doli me idenë e kryeministrit shqiptar por që mbeti epasqaruar duke patur parasysh se në Maqedoninë e Veriut dihet që kryeministricaktohet përmes koalicioneve parazgjedhore, është e paimagjinueshme pasi kyvendim nuk mund të realizohej pa marrë më parë dakordësinë e palës maqedonase.