Vazhdon intervistimi i presidentit Thaçi në Hagë
Intervistimi i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ngaProkurori Special i Dhomave të Specializuara, me seli në Hagë, do të vazhdojëedhe këtë të martë.
Kështu tha presidenti Thaçi për mediat dje pasi qëndroi përmë shumë se gjashtë orë brenda ambienteve të Prokurorisë Speciale.
“Unë sot kam dëgjuar shkëmbimet e teknikaliteteve të ndryshme në mes të avokatit, zotit [Pierre-Richard] Prosper dhe prokurorëve. Do të thotë çështje sqaruese, teknike. E, në të njëjtën kohë, edhe ato fillestaret të interesimit të prokurorëve për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Kështu që, (intervistimi) do të vazhdojë nesër”, tha Thaçi.
Para se të hynte në objektin e Prokurorisë Speciale përintervistim, presidenti Thaçi deklaroi se është i bindur se nga kjo sfidë do tëdalë i suksesshëm dhe aktakuzën për krime lufte, e cilësoi si “çmim përlirinë”.
Më 24 qershor, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka njoftuarse më 24 prill u ka dërguar Dhomave të Specializuara të Kosovës, me seli nëHagë, një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim, në të cilën presidenti Thaçi,kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, dhe të tjerë, akuzohenpër një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte, ndër të cilat: vrasjee paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura.
Thaçi më herët ka deklaruar se do të japë dorëheqje ngaposti i Presidentit nëse aktakuza ndaj tij konfirmohet.
Gjykatësi i procedurës paraprake ka maksimum gjashtë muajkohë, nga muaji prill, për të konfirmuar ose hedhur poshtë aktakuzën.