Koalicion paszgjedhor? Sela: Duhen plotësuar disa kushte, primare nënshtetësia shqiptare
Në njëintervistë për RTV Ora, kreu i partisë Aleancës për Shqiptarët të cilët garojnënë zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut, Ziadin Sela, u shpreh ibindur tek fitorja përballë kundërshtarit të tij politik, Ali Ahmetit.
I pyetur nësedo të bënte një koalicion paszgjedhor nëse do të fitonte sërish Zoran Zaev,Sela thotë se do të shkonte me këdo por me disa kushte.
Ndër tëtjera ai thekson se një ndër kushtet më të rëndësishme gjuha shqipe që duhet tëkonsiderohet e tillë. Një tjetër kusht për të është dhe ndërhyrja në ligj për nënshtetësinëshqiptare që tu jepet të gjithë shtetasve shqiptarë.
Sela: Më15 korrik kur shqiptarët të votojnë dhe ne të fitojmë, unë jam premtimi që ikam dhënë shqiptarëve, programi që kemi hartuar. Jam i gatshëm që ta realizojme këdoqoftë. Por jo vetëm pjesëmarrje fizike në qeveri me pjesëmarrjeministrore, por me programin që e kanë votuar shqiptare. Janë disa kushte që nekemi nëse partitë maqedonase na ftojnë në koalicion. E para që është më e rëndësishmjaështë që gjuha shqipe të konsiderohet e tillë dhe jo gjuha që e flasin 20 përqinde popullatës që flasin gjuhë ndryshe nga maqedonishtja.
Kjo do të rregullohet. Një tjetër ështëndërhyrja në ligjin për nënshtetësi që njëherë e përgjithmonë të rregullohetproblemi i nënshtetësive të shqiptarëve të cilët janë 70 mijë që janë këtu përparase Maqedonia të shpallej shtet i pavarur. E treta është ligji për përfaqësinë edrejtë dhe adekuat që është e drejtë kushtetuese por që manipulohet dhe nukgjen zbatim. Të rregullojmë dhe barazinë gjinore. Tani përfaqësimi i femrës dotë jetë dinjitoz.
Por për të përmbushurkëto kushte duhet dhe dakordësia e palës së Maqedonisë së Veriut. I pyetur nëseka piketuar ministri për të marrë në drejtim nëse do të hyjnë në koalicionpaszgjedhor, Sela përgjigjet se janë aty për të përmbushur kushtet e jo për tëzënë pozicione ministrore.
Por ai nuk emohon faktin që do të ushtrojnë ndikimin e tyre mbi këto ministri pavarësishtse nuk mund të kenë përfaqësues.
Sela: Koalicionitani është koha. Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa e ka të rëndësishëmndryshimin e ligjeve dhe jo pozicionet ministrore. Ndikimi ynë do të jetë nëçdo ministri pavarësisht se nuk mund të kemi një përfaqësues. Kjo në mënyrë qëqeverisja të vijojë pa problem.
Intervista në studio megazetaren Beti Njuma, përgatiti për online Endi Mullaj